Categories Turizëm

Plazhet shqiptare presin pushuesit, “Të hapen sa më shpejt kufijtë”

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ka theksuar se brenda këtij muaji do të hapen kufijtë tokësorë me vendet e rajonit. I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Ilva Now”  ministri nuk dha një datë konkrete se kur njerëzit do lejohen të hyjnë në det, por shtoi se kushti kryesor është që të ruhet distanca dhe higjiena personale. Nënkryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Rexhep Kasmi i ftuar në Euronews Albania tha se ky sektor po përballet me vështirësi të shumta, kjo për shkak të pandemisë globale të.

“Momenti që ndodhi mbyllja e çdo gjëje, ne ishin në fillim të sezonit të turizmit, sepse marsi fillon me turet kuturore që vijnë nga e gjithë bota. Ne kemi tre muaj që jemi të bllokuar. Tani që filluan të aktivizohen disa aktivitete, ne vazhdojmë akoma që mos të kemi asnjë lloj aktiviteti për turizmin kulturor, dhe atij të interesit të veçantë, të gjitha llojeve të turizmit, përveç plazhit mendohet të vijojnë pas lejimit të fluturimeve. Turizmi i plazhit kuptohet se po u hapën kufijtë pritet të ketë një lëvizje dhe avash avash ky sektori pritet të gjenerojë të ardhura dhe të aktivizojnë punëtorët e tyre”, tha ai

Ai u bëri apel strukturave shtetërore që të hapin kufijtë me rajonin, me qëllim për t’i dhënë një shtysë të shpejtë këtij sektori. Sipas tij, ministria e Turizmit duhet të rishikojë protokollin e masave higjieno-sanitare pasi është tepër i komplikuar. “Ato që dihen janë kërkesa ekonomike, pjesërisht janë plotësuar, por nëse është folur për një paketë të tretë, kjo akoma nuk ka ndodhur. Ndoshta kjo është duke u hartuar nga qeveri, por nuk jemi në dijeni, sepse nuk jemi palë e tryezave ku hartohet kjo paketë.

Të hapen sa më shpejt kufijtë. Një ditë e më përpara që hapen kufijtë, është në ndihmë të sektorit.  Të gjithë kanë një qellim: të hapen sa më shpejt dhe të lëvizin sa më shpejt. Rishikimi i masave, në fillim kishte një protokoll, për mendimin tonë ishte ekstrem i komplikuar dhe nuk e ndihmonte sektorin, por e komplikonte. Ai protokoll sigurie duhet të rishikohet”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME