Turizëm

Reshje dëbore në Llogora, Prefekti Mamaj: Situata në kontroll, po hidhet kripë!

Llogoraja prej mbrëmjes së djeshme është mbuluar nga dëbora, ndërsa reshjet nuk kanë krijuar asnjë problem në qarkullimin e automjeteve në segmentin rrugor që përshkon këtë rrugë, pjesë e aksit kombëtar Vlorë-Sarandë. Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha sot për ATSH-në se “situata ka qenë në kontroll që në momentet e para të uljes së temperaturave dhe reshjeve të dëborës”.

Sipas tij, kontraktori ka marrë masa për të përballuar reshjet e borës dhe ngricat. “Në aksin Dukat-Llogora ka filluar hedhja e kripës, gjë që krijon parametrat e duhur për lëvizjen e mjeteve dhe shmangien e rrezikut të rrëshqitjes”, theksoi Mamaj.

“Policia po monitoron trafikun në këtë aks rrugor për të shmangur aksiendetet e mundshme duke këshilluar drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes në qarkullim e të përdorin mjetet e nevojshme”, – shtoi Mamaj.

Prania e borës në mjediset e Parkut Kombëtar të Llogorasë, e bën më tërheqës këtë mjedis pyjor malor edhe për të apasionuarit pas turizmit të bardhë. Qafa e Llogorasë ka rëndësi të madhe si një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close