Categories Turizëm

Sarandë, mbi 260 mijë turistë në shtatë muajt e parë të 2019

/ATSH/- Saranda është një ndër qytetet më mikpritëse të turistëve të huaj, të cilët po shijojnë verën duke eksploruar bregdetin shqiptar.

Këtë gjë e vërtetojnë edhe statistikat për janar-korrik 2019 në portin e Sarandës, ku vihet re një fluks i shtuar i udhëtarëve vendas e të huaj. Drejtoria e portit të Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “gjatë shtatë muajve të parë të vitit me tragetet e linjës Sarandë-Korfuz, anije turistike si dhe kroçera kanë në hyrë në portin e Sarandës 265 973 udhëtarë”.

Sipas portit, gjatë kësaj periudhe numri i hyrjeve të udhëtarëve ka qenë 134, 952 udhëtarë, ndërsa numri i daljeve 131, 021 udhëtarë. “Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë janar- korrik 2018, numri i udhëtarëve ishte 238 696, ku 121, 792 ishin hyrje në portin e Sarandës dhe 116,904 ishin regjistruar në dalje”, bën të ditur porti.

Krahasuar me vitin e kaluar është shënuar një rritje prej 27 277 udhëtarë, që kanë mbërritur në portin në jug të vendit. Saranda, e ndodhur në gjirin e detit Jon konsiderohet si një vendet më të bukura të rivierës shqiptare. Ajo po tërheq gjithnjë e më shumë turistët e huaj, ku vetëm për këtë vit në portin e qytetit bregdetar kanë rezervuar 42 kroçera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME