Categories Turizëm

Sarandës i mungojnë të huajt, pushuesit vendas dhe nga Kosova gjallërojnë vetëm fundjavat

Turizmi është sektori jetik në Sarandë, por ky sezon ashtu siç pritej do të jetë i vështirë. Qytetit i mungojnë turistët e huaj, ndërsa pushuesit vendas e ata nga Kosova gjallërojnë vetëm fundjavat! Të huajt kanë anuluar prenotimet, ndërsa shqiptarët ende nuk i kanë nisur pushimet e verës masivisht!

Situata e krijuar nga Koronavirusi ka goditur rëndë në Sarandë!Hotelet thonë se frymëmarrje sektorit i japin vetëm pushuesit e fundjavës!”Deri më tani të gjithë turistët që kanë  qenë në hotel janë shqiptarë, me shpresën se mund të  hapen kufijtë. Rezervimet janë të pakta.”

Parashikimet për muajin korrik në turizëm ishin optimistë, por situata nuk ka ndryshuar shumë. Operatorët thonë se janë në vështirësi. ”Deri më datë 28 gusht është kanceluar 100% ”Apollo”, e cila është një kompani që sjell turistë nga vendet skandinave.

Disa u kemi kthyer edhe lekët.” Në vazhdimësi thonë se kanë zhvilluar takime me pushtetin vendor për lehtësim nga taksat, ata shprehen se deri më tani diçka e tillë nuk ka ndodhur. Është e domosdoshme të ketë një balancë financiare taksash midis operatorëve turistikë dhe pushtetit vendor e qëndror. Në Sarandë 80% e banorëve punësohen në sektorin e turizmit dhe paralizimi i tij ka sjell papnësinë e shumë prej tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME