Turizëm

Shëtit turistët me varkë në liqen/ Emanuel Pjetri, 20-vjeçari nga Puka projekton edhe sipërmarrje agroturizmi

Emanuel Pjetri, i riu nga Qelza e Pukës është vetëm 20 vjeç, por pasionin për lundrimin ai e ka kthyer në realitet punësimi duke sjellë të ardhura për veten dhe familjen. Çdo ditë ai i drejtohet brigjeve të Liqenit të Komanit për të pritur turistët e radhës.

“Unë e nisa pasionin tim, shkova me nje barkë të vogël me një grup turistash të vegjël në Lumin e Shalës. Më pëlqeu si vend, si destinacion. Erdha në shtëpi dhe u thashë që dua të vazhdoj punën si lundërtar. Familja ma miratoi dhe vazhdova që atëherë. E kam shumë pasion këtë punë. Nisëm nga Buzhala në Fushë-Arrëz, nga komani në fshat. 10 mijë për person është vajtje-ardhje, si në Koman si në Buzhalë. Deri tani fitimet janë mirë”, rrëfen ai. Ai tregon se pasioni tij ka bërë që të krijojë të ardhura për familjen, teksa ëndërron që edhe banesën një ditë ta kthej në bujtinë për turistët.

“Planet e mia në të ardhmen janë edhe për ta bërë shtëpinë që e kam këtu në breg të liqenit, ta kthej në bujtinë. Pra, jo vetëm të shëtis turistët me varkë por edhe duke i pritur tek shtëpia me gatime tracionale”, tha ai. z .tosk

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: