Categories Turizëm

Shqipëria e bukur/ Vlora pamje spektakolare nën perëndimin e diellit

Bregu i Lungomares në qytetin e Vlorës, të ofron një pamje spektakolare, sidomos në këto netë vere, ku perëndimi i diellit të mahnit me pamjen e tij. Kryeministri Edi Rama publikoi foto të Lungomares duke e promovuar atë si një destinacion turistik.

Reflektimi i dritave aty ku bashkohet deti Adriatik me detin Jon është një magji për këdo që e shikon nga afër. Edhe këtë vit qyteti bregdetar i Vlorës u vizitua nga turistë të shumtë, pavarësisht situatës së pandemisë.

Lungomare e konceptuar si një hapësirë ku alternohen 3 lloje lëvizjesh, ajo me automjete, me biçikleta, si dhe pedonalja, krijon mundësi që gjithkush të gjejë vetveten, në varësi të dëshirave, duke u dhënë përparësi këmbësorëve.

I përuruar në maj të 2017-ës, ky projekt është cilësuar si më i rëndësishmi në funksion të turizmit në qytetin bregdetar të Vlorës, por jo vetëm, që në stinën e verës, por edhe të dimrit është ndër më tërheqësit për turistët vendas e të huaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME