Categories Turizëm

“Syri i kaltër” – një aset i jashtëzakonshëm turistik, nga Sejmen Gjokoli

“SYRI I KALTËR” – NJË ASET QË QAN PËR ZOT… -Ose: Tortura që e ka emrin “Syri i Kaltër”- Kisha kohë pa shkuar te Syri i Kaltër, më mirë të them, prej kohës kur rruga ishte e asfaltuar. E dija që as dy vite të shkuara kishte të pa asfaltuara vetëm dy apo tri kthesa ndërkohë që sot, prej rrugës nacionale e deri ku del uji i Syrit, është e gjitha pluhur e baltë, pa as një të vetme grimcë asfalti. Për çudi asnjë shënjë e vetme diku, si të mos kishte parë asnjëherë asfalt në kurriz.

Jam befasuar nga vizitorët e shumtë po edhe jam brengosur kur mu desh të shikoja me sytë e mi cfilitjen e tyre, makinat lënë vend e pa vend anës rrugës, shumë larg destinacionit, njerzit-vizitorë në këmbë përmes pluhurit dhe vapës.Dhjetra e dhjetra makina me targa të lloj-lloj shteteve, me qindra e qindra njerëz të moshave e gjinive të  ndryshme. Ardhur prej Kosove, Maqedonisë së Veriut, Italisë, Bullgarisë, Greqisë e plot të tjerë nga vendi.

Të gjithë të nisur si drejt një feste të stërmadhe në natyrë. Të gjithë drejt “Syrit të kaltër”, si një burim i rrallë natyror, ca më tepër si atraksion turistik me statusin “Monument natyror”. Po, për të ardhur keq, “Syri i kaltër” i katandisur si mos më keq, gjithandej ferra e driza, shkurre e bimësi si pa parë kurrë vëmëndje dhe dorë njeriu.

E tillë e gjithë sipërfaqia, dikur me shtigje e rrugica të kuruara hijshëm e nga ku mund ti bije kryq e tërthor asaj mrekullie natyrore në të dy anët e lumit që bëhet njësh me ujun që buron nga Burimi monumental. Tani gjithë ajo merekulli e gjëlbër natyrore e ujore e mbetur pa as më të vogëlin shkëlqim të së kaluarës. Gati të dhimbseshin ata njerëz që prej kushedi nga vinin e të etur për të vizituar “Monumentin natyror” me emrin “Syri i kaltër”, ofruar jo pak prej agjencive turistike por që jo pak është shpenzuar gjithandej për promocion.

Madje seti promocional në hurje të rrugës, aty ku duhet të kthehesh majtas apo djathtas për te “Syri…” shkëlqen i ndezur nga ngjyrat e bukuritë. Edhe punonjësi i shërbimit, bash aty në hyrje të rrugës që kalon mbi digën e liqenit, tepër korrekt kur të jep biletën dyqynd lekëshe, po edhe kur e pyet e ngre supet kur i thua diçka për katandisjen e rrugës. I hadha një sy biletës për të parë institucionin mbikëqyrës e menaxhues dhe lexova të shkruar me bojë të kaltër, në ngjyrën e ujit të “Syrit…”: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura”. Të paktën për “Syrin e Kaltër” më duhet të them: “Monumenti i Natyrës”, “Syri i kaltër”, një aset i jashtëzakonshëm turistik që, për fat të keq, ndodhet në një “Zonë të pa mbrojtur”. Sejmen Gjokoli Syri i Kaltër, 16.08.2020

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME