Categories Turizëm

Tamara destinacion turistik/ Përfundon asfaltimi i rrugës Vermosh–Doganë (Foto)

/ATSH/ Rehabilitimi i qendrës së Tamarës, ka hyrë në fazë e dytë ku janë drejt përfundimit punimet për sistemimin e sheshit në oborrin e shkollës, bën me dije Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit aktualisht në zbatim e sipër është projekti për mbrojtjen lumore, si dhe rikonstruksionin e urës mbi përroin e Budacit. Ndërkohë ka përfunduar asfaltimi i rrugës Vermosh-Doganë, të gjitha këto nënprojekte të zonës për t’i siguruar asaj një pamje të re, duke e kthyer në një destinacion turistik me lehtësirat bazë të infrastrukturës, për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj.

Kjo ndërhyrje po zhvillohet në kuadër të programit “Punët në komunitet IV” zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim të CEB, WBIF, Qeverisë shqiptare, në ndihmë të 120 mijë banorëve përfitues direkt. Duke sjellë një nxitje të ekonomisë lokale, përmes konvertimit të objekteve ekzistuese në bujtina, pika tregtimi, bare, restorante, etj.

Ky rinovim dhe përmirësim i standardeve ekzistuese sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit po bëhet në përshtatje me arkitekturën tradicionale. Kjo zonë ka potenciale për zhvillimin e sporteve dimërore, kampingje me çadra, si dhe struktura për shërbime gastronomike, të cilat janë miqësore me natyrën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME