Categories Turizëm

Thethi, i preferuari i rreth 5 mijë turistëve vetëm në gusht

Rreth 5 mijë turistë shijuan gjatë muajit gusht natyrën e bukur, ajrin e freskët dhe ushqimet bio të zonës së Thethit, 70 km larg Shkodrës. I cilësuar si një magji turistike Thethi po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha tha për ATSH-në se gjatë muajit gusht Thethi pati një rritje të numrit të turistëve, ku gjatë ditëve ka patur rreth 200 turistë në ditë, ndërsa në fundjavë mbi 500 turistë që vijnë për të parë nga afër bukuritë natyrore të Thethit”. Sipas tij, pjesa më e madhe e turistëve është vendas, ndërsa nga turistët e huaj kanë qenë francezë, polakë, çekë, si dhe një numër i lartë nga Kosova.

Ndër pikat më të vizituara nga turistët janë Shtegu Theth-Valbonë, Theth-Pejë, ujëvara, kanioni, Syri i Kaltër, Shpella e Arapit, Shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj. Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, 70 km nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit. Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Thethi është i vizitueshëm në katër stinët, ku në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e dëborës dhe për lojërat aventureske me të, ndërsa vjeshta për ngjyrat mahnitëse dhe begatinë në frutikulturë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME