Categories Turizëm

Tuneli i Llogorasë, strategjik për turizmin

Tuneli i Llogorasë do të ndërtohet me fondet e buxhetit të Shtetit. Në buxhetin e rishikuar për vitin 2020 është parashikuar një shtesë fondi prej 150 milionë lekësh për studimin e fizibilitetit dhe hartimin e projektit të detajuar inxhinierik për Tunelin e Llogorasë. Në total shuma që qeveria ka akorduar për këtë projekt llogaritet 750 milionë lekë.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj bëri të ditur dy ditë më parë se këtë vit parashikohen fondet në buxhet për projektin e kësaj vepre të rëndësishme në infrastrukturën e vendit, raporton ATSh. Ndërsa në buxhetin afatmesëm, tha ai, konkretisht në 2021 parashikohet një fond prej 4 milionë lekësh për nisjen e punimeve për ndërtimin e tij.

Tuneli i Llogorasë është pjesë e paketës së madhe të infrastrukturës në mbështetje e shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe të strategjisë për zhvillimin e turizmit që qeveria ka.Tuneli llogaritet të ketë një kosto prej rreth 150 milionë eurosh për ndërtimin e tij. Me këtë vepër aksi Orikum-Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta, ndërkohë që sot përshkohet për 55 minuta. Tuneli i Llogorasë do të ketë një gjatësi prej 5.9-6 km, do të lëvizet me shpejtësi 50-80 km orë , do të ketë karrexhatëme dy sense dhe 1 tunel emergjence.

Udhëtimi nga Ura e Shën Elizës deri tek Ura e Palasës do të bëhet për 7-10 minuta. Qeveria shqiptare hapi më 20 qershor garën për projektin inxhinierik për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, i cili do të ndërtohet me fondet e buxhetit të shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME