Categories Turizëm

Turizmi drejt normalitetit, shqiptarët po pushojnë më shumë brenda vendit, të huajt akoma me rënie

Pandemia ka nxitur shqiptarët që të pushojnë më shumë brenda vendit duke bërë kështu që në strukturat akomoduese numri i tyre në tremujorin e dytë të vitit të jetë në rritje në raport me të njëjtën periudhë në vitin 2019 kur COVID-19 ende nuk ishte shfaqur.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë disa nga tendencat që po shoqërojnë këtë vit reflektuar kjo në shifrat e mbledhura nga strukturat akomoduese. Kështu numri i rezidentëve në strukura akomoduese u rrit me rreth 11 për qind ndërkohë që numri i jorezidentëve që shënoi nivelin 97 mijë në tremujorin e dytë mbetet pak më shumë se gjysma e asaj të vitit 2019. Sigurisht në raport me vitin 2020 kur Shqipëria ishte nën efektin e karantinës dhe kufizimeve shifrat e 2021 sa i takon tremujorit të dytë janë dukshëm të larta.

“Në tremujorin e dytë 2021, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë: Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 3,9 herë, në krahasim me tremujorin e dytë 2020. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 2,4 herë; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 8,9 herë;

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 3,9 herë, në krahasim me tremujorin e dytë 2020. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 2,1 herë;  numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 9,7 herë” thuhet në publikimin e INSTAT.

I njëjti nënvizon se sa i takon vizitorëve gjatë tremujorit të dytë 2021, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 3,9 herë, krahasuar me tremujorin e dytë 2020. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 6,6 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 5,1 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime kolektive” ka shënuar rritjen më të lartë prej 5,7 herë.

“Në tremujorin e dytë 2021, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:  sipas rajoneve në “Rajonin e Qendër“ (43,1 %);  sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (63,4 %);  sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,2 %)” thuhet në publikim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME