Categories Turizëm

Turizmi kulturor/ 12 milionë lekë për rehabilitimin e rrugës në Sarandë

Shkëlqim Hajno/ Në shtator nis rehabilitimi i rrugës për mbërritjen e autobusëve turistikë te Manastiri i 40 Shenjtorëve, monument kulture i kategorisë së parë. Kjo u bë e ditur për ATSH-në nga kryetari i bashkisë Sarandë, Adrian Gurma. Sipas Gurmës, investimi prej 12 milionë lekësh nga të ardhurat e bashkisë, është pjesë e buxhetit të vitit 2020 dhe përfundimi i këtij aksi rrugor i shërben jo vetëm komunitetit të banorëve të Gjashtës, të cilët e kanë kërkuar në dëgjesa të ndryshme publike, por edhe shumë qytetarëve që dëshirojnë të vizitojnë Manastirin e 40 Shenjtorëve mbi kurorën e qytetit.

Pak ditë më parë, kreu i bashkisë me specialistë të shërbimeve publike dhe urbanistikës, shqyrtuan në terren një pjesë të aksit rrugor që lidh Qafën e Gjashtës (hyrje e qytetit) me Manastirin e 40 Shenjtorëve për të identifikuar në vend ndërhyrjet rehabilituese në këtë rrugë turistike. Manastiri, si pjesë e bizhuve atraktive arkeologjike. Manastiri i 40 Shenjtorëve mbetet një nga destinacionet kryesore në guidat turistike të Sarandës për çdo vizitor vendas apo të huaj.

Ky objekt kulti së bashku me gjurmët arkeologjike të Onhezmit (Saranda antike), bazilika paleokristiane dhe sinagoga hebraike në zemër të Sarandës sot, si dhe Muzeun Arkeologjik dhe atë të Traditës; janë një pjesë e bizhuve arkeologjike e turistike që tërheqin si magnet vizitorin e turizmit kulturor që mbërrin këtu, nga anë të ndryshme të globit e për të vijuar më tej, në Butrintin magjik, Foiniken, kryeqytetin e Pirros së Epirit, Manastirin unikal të Mesopotamit, Syrin e Kaltër, etj.

Bazilika dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve ndodhet në lindje të qytetit të sotëm, në majën e kodrës që i rri përballë Lëkurësit. Monumenti ka një arkitekturë të stilit romak. Ndodhet vetëm 3 kilometra larg qytetit bregdetar. Manastiri i 40 Shenjtorëve është monument i kategorisë së parë, nga të paktët të ruajtur në Perandorinë Bizantine dhe daton në vitet 323-324, kur ka ndodhur martirizimi i 40 shenjtorëve. Është një nga 103 monumentet e kulturës të rajonit jugperëndimor të vendit.

Manastiri duhet të jetë ndërtuar si qendër e rëndësishme pelegrinazhi, për të tërhequr besimtarët kristianë të brigjeve të Adriatikut dhe viseve të thella të Ballkanit. Mendohet se kisha ka vazhduar të kryejë ritualet e saj deri në mesin e shek. XIX, falë kujdesjes së një komuniteti të vogël murgjish. Më pas, bazilika u braktis.

Legjenda
Sipas legjendës, 40 ushtarët e arrestuar kristianë, që i përkisnin Legjionit XII “Rrufeja”, u vunë para alternativës: Ose të ndërronin fe, ose të pranonin vdekjen. Pranë vendit të martirizimit ndodhej një banjë e ngrohtë në dispozicion të atij që do të ndërronte mendje. Ata refuzuan dhe u dënuan me vdekje. Vdekje nga i ftohti. Ata i detyruan të qëndronin lakuriq nëpër qeli në kushtet e temperaturave të ulëta të dimrit. Thuhet se njëri prej tyre u përjashtua nga tortura për t’u kujdesur për kufomat dhe në vend të tij u fut njeriu që kujdesej për banjën. Por ai u zhvesh, duke deklaruar me zë të lartë se ishte kristian dhe numri i martirëve mbeti sërish 40. Për këtë sakrificë heroike, feja ortodokse, i shpalli të 40-t shenjtorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin (Video)

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Dhëndri i Trump plan për të zhvilluar resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec! Investimi 1 miliardë dollarë (Foto)

Në një intervistë për median amerikane Bloomberg, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump,Jared Kushner deklaron…

LEXO ME SHUME