Categories Turizëm

Videografi hungarez: Destinacion që na la pa fjalë, “Ua dedikojmë këtë film shqiptarëve, një prej kombeve më mikpritës”

“Duam t’ua dedikojmë këtë film shqiptarëve. Një prej kombeve më të ngrohtë e mikpritës që kam takuar gjatë udhëtimeve të mia”.

Kështu shprehet videografi hungarez Peter Tothit dhe Cecilia Fazekasit të cilët kanë përmbledhur në një video momentet më të bukura nga udhëtimi i tyre dy mujor në Shqipëri.

Ata ftojnë të gjithë turistët që të shohin dhe eksplorojnë magjinë e kanioneve të Osumit, Alpet shqiptare, Korabin dhe Beratin, mes vendeve që siç shprehen ata, i kanë lënë pa fjalë.

Në videon të cilën Peter Toth, apo siç njihet në median sociale, @petey_dx e ka publikuar edhe në kanalin e tij të YouTube, thekson se “shpresoj që shumë prej jush ta shikojnë këtë film dhe të vendosin të shkojnë dhe të vizitojnë Shqipërinë”.

Peter dhe Cecilia i falenderojnë shqiptarët për mikpritjen, ndihmën dhe tolerancën e tyre të pahasur sipas tyre në vendet e tjera. Vërtete, shprehet Peter Toth poshtë videos së tij, një prej kombeve më të ngrohtë e mikpritës që kam takuar gjatë udhëtimeve të mia në botë.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin (Video)

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Dhëndri i Trump plan për të zhvilluar resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec! Investimi 1 miliardë dollarë (Foto)

Në një intervistë për median amerikane Bloomberg, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump,Jared Kushner deklaron…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Ulet konsumi në restorante, emigracioni dhe taksat po rrisin kostot e shërbimit

Konsumi në vend duket se ka rënë që pas mbylljes së  sezonit veror. Përllogaritjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Prestigjozja ‘Forbes’ rendit Shqipërinë mes 3 vendeve që duhen vizituar me patjetër në 2024-ën

Revista Prestigjoze ‘Forbes’ ka renditur Shqipërinë, mes 3 vendeve që duhen vizituar me patjetër për…

LEXO ME SHUME