Categories Turizëm

“Vlora, model transformimi”/ Kryebashkiaku Leli: “Lungomare” dhe Qendra Historike e Vlorës pole të zhvillimit të turizmit

Projektet e ndryshme infrastrukturore, por jo vetëm po e transformojnë qytetin bregdetar të Vlorës, nga qendra në periferi, nga vija bregdetare në hapësirën e blloqeve të banimit, deri në zonat rurale, në të gjitha njësitë administrative.

Çdo rrugë e rrugicë, çdo lagje e fshat, është pjesë e kësaj pune që po vijon prej pak vitesh dhe që po e bëjnë qytetin një hapësirë me standard bashkëkohore. Radha e projekteve është e gjatë dhe pasurohet çdo ditë, pavarësisht fund, apo fillim viti.

Kështu u shpreh në një intervistë për ATSH-në kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli, i cili shpalosi një sërë projektesh që janë zhvilluar, kanë nisur e do të bëhen realitet edhe gjatë 2021. Por nuk mungon edhe fusha më e rëndësishme ajo e turizmit, ku bregdeti i saj vijon të tërheqë një numër të lartë turistësh edhe pse këtë vit për shkak të pandemisë numri i tyre ishte më i ulët. -Vlora, në këto vite ka përjetuar një “boom” investimesh, të cilat kanë patur impaktin e tyre të drejtpërdrejtë në turizëm. A mund të na bëni një përshkrim të tyre?

Mjafton të sjellim në vëmendje faktin se, sot, qyteti i Vlorës, ka dy epiqendra të rëndësishme të jetës urbane me profil dhe në funksion të drejtpërdrejtë të zhvillimit të turizmit, për të evidentuar rëndësinë që i është kushtuar investimeve të kësaj natyre, me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe angazhimin personal  të Kryeministrit Rama.

“Lungomare” dhe Qendra Historike e Vlorës, janë shndërruar sot, në dy pole të rëndësishme të zhvillimit të turizmit dhe që i kanë dhënë një impuls të spikatur zhvillimit. Kjo na ka bërë ne optimistë, për efektivitetin e investimeve madhore të realizuara gjatë viteve të fundit dhe për pritshmëritë për të ardhmen. Këto dy pole, me dimensionet e tyre, spikasin edhe në këtë atmosferë festash, kur ato gjenerojnë gëzim dhe besim tek njerëzit, tek qytetarët, ku, pavarësisht kufizimeve orare për shkak të pandemisë, mbeten destinacion i preferuar për vizitorët edhe në këto ditë dimri. Prandaj dhe vazhdimi i investimeve në projekte të tilla, është vlerësuar si mënyra më e mirë për të ecur drejt një zhvillimi të qëndrueshëm, drejt standardeve më të përparuara. Vlora e transformuar e këtyre viteve është produkt i vizionit të Qeverisë Shqiptare, Kryeministrit Edi Rama, i punës së palodhur të administratës së Bashkisë. Për ne, të investosh, do të thotë të evidentosh dhe të vësh në eficiensë resurse, të krijosh dimensione zhvillimi në dinamikë, të përvijosh profile dhe modele të të ardhmes.

Prandaj dhe administrata bashkiake është orientuar dhe orientohet në vijimësi për të qenë sa më pranë modeleve më të mira zhvillimore, për t’i bërë ato qeliza të suksesit të të ardhmes. Për të orientuar investimet aty ku impakti është i dukshëm, ku çdo vlerë financiare e hedhur, përkthehet në ekonomi, në standard, në cilësi jetese.  Është kjo filozofia që na ndjek në punën tonë të përditshme, në jetëzimin e vizionit tonë. Prandaj dhe, në bashkëpunim me të gjithë faktorët, të mbështetur fuqimisht nga Qeveria Shqiptare, ne evidentojmë dhe këmbëngulim që projektet të ecin dhe të ndjekin kohën, pavarësisht vështirësive.  Prandaj dhe në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit(FSHZH), ne po punojmë për vazhdimin e investimeve edhe në pjesën tjetër të Qendrës Historike të Vlorës, apo konkretizimin e projekteve të tjera madhore që mbështeten e financohen nga Qeveria.

Është e paprecedent ajo që po ndodh tashmë në Vlorë, ku investimet pasojnë njera tjetrën, ku projektet po transformojnë gjithçka, të gjithë hapësirën nga qendra në periferi, nga vija bregdetare në hapësirën e blloqeve të banimit, nga qendra e qytetit, deri në zonat rurale, në të gjitha njësitë administrative. Çdo rrugë e rrugicë, çdo lagje e fshat, është pjesë e kësaj pune që po vijon prej pak vitesh dhe që po e bëjnë qytetin një hapësirë me standard bashkëkohore. Radha e projekteve është e gjatë dhe pasurohet çdo ditë, pavarësisht fund, apo fillim viti.

Projekti “Lungomare 2”, segmenti që nis nga fushat sportive deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë, është aktualisht, pika e referencës për vëmendjen tonë në fushën e transformimit të mëtejshëm të Vlorës, në funksion të turizmit. Ecuria dhe ritmi i punimeve në këtë projekt, përbën edhe një sfidë për kohën, për problematikat që dalin në terren. Në vlerësimin tonë, ky projekt, me një impakt të rëndësishëm, do të përfundojë përpara fillimit të sezonit turistik të vitit që vjen. Puna që po bëhet është intensive, tepër profesionale, e pandërprerë dhe në përputhje me plotësimin e afateve të përcaktuara. Në ditët e para të janarit do të nisë edhe segmenti tjetër pas tunelit të Ujit të Ftohtë, i financuar tashmë, i cili do të pasohet në tej edhe nga pjesët e tjera të këtij projekti të jashtëzakonshëm transformues, ndërkohë që po vijon puna intensivisht me investimin e Bypass-it të qytetit, që krijon një tjetër mundësi lidhjeje me bregdetin.

Asnjë vështirësi nuk mund të verë në diskutim përkushtimin tonë për të vazhduar me zbatimin e projekteve, të cilat e kanë shndërruar Vlorën në një kantier të vërtetë pune. Në Vlorë punohet, në Vlorë ndërtohet, pavarësisht se pandemia ka krijuar situata që deri një vit më parë ne as që mund t’i imagjinonim. Puna vazhdon në të gjithë shtrirjen gjeografike të qytetit, në të gjithë territorin e Bashkisë. Ky fakt, mund të konstatohet sot fare lehtë. Jemi çdo ditë në terren, duke punuar për të tashmen dhe duke menduar për ditët që vijnë. Për ne, përbën motiv pune, çdo shqetësim, çdo problem që konstatojmë, apo që na vjen nga komuniteti, çdo kërkesë e njerëzve, e qytetarëve për standarde në cilësinë e jetesës. Një gropë, apo një dëmtim asfalti, bëhet pjesë e angazhimit tonë të përditshëm, po aq sa edhe puna për të çuar përpara projektet e rëndësishme. Dhe në vijim të prezantimit të këtyre projekteve, po veçoj atë të ndërtimit të segmentit që lidh rrugën “Transballkanikja”, me portin e Vlorës, për të përfunduar më së fundi këtë projekt të ëndërruar prej kohësh nga qytetarët vlonjatë dhe që do të krijojë një dimension të plotë lidhjes së kësaj nyjeje të rëndësishme portuale, me akset kombëtare. Ky është një projekt tepër i rëndësishëm, që shkon në koherencë me projektin tjetër të transformimit të ballinës së portit, aty ku është Muzeu Kombëtar i Pavarësisë. Ky projekt, që është një nga investimet më të rëndësishme që ne po realizojmë përgjatë vijës bregdetare të qytetit, do të shndërrojë në një pyll të gjelbëruar të gjithë këtë hapësirë përreth godinës së Muzeut Kombëtar të Pavarësisë dhe godinave e hoteleve që ndodhen në këtë zonë.

Duke qëndruar në këtë pikë, pra në atë të investimeve që janë në proces, apo që pritet të nisin, çfarë vendi zë projekti i transformimit të Sheshit të Flamurit, në tërësinë e transformimeve që po ndodhin në Vlorë?

-Projekti i transformimit të Sheshit të Flamurit, është një ndër investimet me impakt të shumëfishtë dhe me pritshmëri të larta nga komuniteti i qytetarëve, por jo vetëm. Rëndësia dhe vendi që zë Sheshi i Flamurit në historinë e Vlorës, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, i jep këtij investimi një peshë të jashtëzakonshme. Prandaj dhe që në krye, unë dua të falenderoj të gjithë këshilltarët bashkiakë, të cilët u bënë pjesë e votimit në mbledhjen e miratimit të paketës fiskale për të filluar procedurën e shndërrimit të Sheshit të Flamurit, në sheshin e të gjithë shqiptarëve, për t’i kthyer dinjitetin kësaj hapësire simbol të historisë.

Tashmë, është miratuar projekti dhe është zhvilluar edhe procedura përkatëse e tenderimit dhe puna për transformimin e Sheshit të Flamurit do të nisë shumë shpejt. Është një projekt fantastik që e transformon tërësisht këtë zonë. Godina shumëkatëshe , që është në këtë shesh prej më shumë se 30 vjetësh, nuk do të jetë më pjesë e tij. Në procedurat e konkretizimit të projektit, përfshihet edhe ajo e shpronësimit të kësaj ndërtese, e cila do të shembet, për t’i lënë vend një hapësire që do të konceptohet në raport me të gjithë pjesën tjetër të përreth Monumentit të Pavarësisë, Qendrës Historike etj.

Zoti Leli, çfarë ishte 2020-ta për turizmin. Si do ta vlerësonit ju Vlorën turistike për këtë vit? Sezoni turistik i vitit të kaluar, në këndvështrimin tim, ishte sezoni i mbijetesës. Kjo, sepse, 2020-ta u shoqërua me situata të paprovuara më parë për shkak të pandemisë.  Por, pavarësisht kësaj, disa nga pritshmëritë u tejkaluan. Ne u përshtatëm me situatën e rëndë të pandemisë dhe, mbi të gjitha, ato që u përshtatën më tepër ishin bizneset. Mes tyre, bizneset e turizmit ishin ato subjekte që treguan më tepër zhdërvjelltësi, u përballën me problematikat dhe arritën të jenë fituese(sigurisht aq sa lejoi pandemia) në ato rrethana të pazakonta.

Në Vlorë, pavarësisht problematikave të mëdha, mund të them se sezoni turistik gjatë muajve gusht-shtator, shënoi një rritje të rëndësishme. Njësitë hoteliere dhe lokalet e shërbimit edhe për arsye të numrit shumë të ulët të rasteve me Covid të konstatuara në territorin e Bashkisë Vlorë, patën një rritje të rëndësishme të fluksit. Në raste të caktuara, kjo rritje ishte deri në 50 përqind gjatë muajit gusht dhe 70% gjatë muajit shtator, krahasimisht me periudhat respektive të vitit paraardhës.

Këta tregues, të kënaqshëm për vetë rrethanat që përshkrova, na krijuan ndjesinë e mirë, për drejtësinë e vendimeve që morëm për të mbështetur biznesin, veçanërisht atë të turizmit. Sepse, ajo që dua të veçoj në këtë drejtim, është marrëdhënia e veçantë që ne, bashkia Vlorë, ndërtuam me komunitetin e biznesit, duke synuar minimizimin e pasojave që sigurisht solli pandemia.

Ne, i paraprimë situatës me një kuadër masash të caktuara dhe të efektshme, në bashkëpunim dhe koordinim me bizneset përkatëse, mes të cilave, ristrukturimi i taksave, apo falja e tyre në një masë të rëndësishme. Parimi se jo vetëm sukseset duhet të ndajmë bashkë, por edhe në momentet e vështira duhet të jemi pranë njeri tjetrit, në këtë rast, u shfaq i plotë dhe në të gjitha dimensionet./k.s/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin (Video)

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Dhëndri i Trump plan për të zhvilluar resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec! Investimi 1 miliardë dollarë (Foto)

Në një intervistë për median amerikane Bloomberg, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump,Jared Kushner deklaron…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Ulet konsumi në restorante, emigracioni dhe taksat po rrisin kostot e shërbimit

Konsumi në vend duket se ka rënë që pas mbylljes së  sezonit veror. Përllogaritjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Prestigjozja ‘Forbes’ rendit Shqipërinë mes 3 vendeve që duhen vizituar me patjetër në 2024-ën

Revista Prestigjoze ‘Forbes’ ka renditur Shqipërinë, mes 3 vendeve që duhen vizituar me patjetër për…

LEXO ME SHUME