Categories Turizëm

Vlorë, nis aksioni i pastrimit në aksin Radhimë-Orikum (Foto/Video)

Pas ankesës së turoperatorëve dhe sipërmarrësve në Vlorë se IKMT “kishte lënë inertet e ndërtesave të prishura në rrugë, duke dëmtuar bizneset dhe për pasojë turizmin”, ministrja Mirela Kumbaro ka njoftuar nisjen e aksionit të pastrimit në aksin Radhimë-Orikum.

Përmes një statusi duke publikuar pamjet e pastrimit, Kumbaro shprehet se megjithëse “detyrimi për të pastruar mbetjet e ndërtimeve të paligjshme është i subjekteve”, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur pastrimin.

“Ndonëse pastrimi është detyrim i subjekteve që kanë shkelur ligjin duke ndërtuar pa leje, nuk kemi kohë për të humbur. IKMT këtë javë ka nisur aksionin në aksin Radhimë-Orikum për t’i hequr inertet nga territori”, ka njoftuar Kumbaro. Ministrja sqaron se detyrën për pastrimin e territorit e kanë vetë subjektet që kanë ndërtuar pa leje, por afrimi i sezonit turistik dhe prioriteti i pastrimit kanë bërë që IKMT të nisë punën vetë në një prej akseve rrugore më të rëndësishme të jugut.

“Krejtësisht dakord me ankesat e bëra nga turoperatorët prandaj i përgjigjemi pa justifikime kërkesës që bënë gjatë mbledhjes së Komitetit të Turizmit në Vlorë për të hequr inertet. Duam t’i kemi punët në vijë për turistët e shumtë që presim në gjithë qarkun e Vlorës e kur themi prioritet është pastrimi, fillon nga institucionet shtetërore deri te subjektet më të vogla private”, është shprehur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Turizmit në Vlorë në fund të muajit shkurt, disa subjekte u shprehën se ishin dakord me prishjen e ndërtimeve pa leje, por jo me lënien e inerteve rrugëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME