Categories Turizëm

Vogue: Shqipëria, Kroacia e re e turizmit (Foto)

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ -Gjatë pesë viteve të fundit, Kroacia ka qenë një atraksion turistik për arsye të forta. Ky shtet i Ballkanit ka një vijë të bukur bregdetare, fshatra historike dhe çmime shumë të favorshme. Në fakt, janë aq të favorshme, saqë në kryeqytetin e saj piktoresk, në Dubrovnik, u xhirua “Kings Landing” e serialit të famshëm “Game of Thrones”. Një goxha ”grusht shteti” kinemaje. Megjithatë, që kur u bë kaq e njohur, Kroacia nuk mund të pretendojë më se është thesar i pazbuluar i Europës. Është plotësisht e zbuluar, gjë që do të thotë se Kroacia duhet ta kalojë këtë nder te fqinja e saj jugore, Shqipëria, shkruan prestigjiozja ”Vogue”.

E kufizuar në jug nga Greqia, Shqipëria, me vijën e saj bregdetare mesdhetare të lakmueshme, është një vend me një peizazh tepër të larmishëm duke filluar nga plazhet e këndshme, deri te malet e mbuluara me dëborë dhe burimet termale të listuara në trashëgiminë botërore të UNESCO-s.

Para se të rezervoni biletën për në Shqipëri, duhet të dini se 50 vite sundim komunist nuk ia lehtësuan gjërat shqiptarëve. Në vitin 1999, ata thjesht kaluan në ekonominë e lirë të tregut.

Vizitoni muzeun “Shtëpia e Gjetheve” në kryeqytetin Tiranë, për të parë çfarë ndodhte pas Perdes së Hekurt dhe për të kuptuar se çfarë kaloi populli në atë periudhë. Gjatë sundimit komunist në Shqipëri nuk kishte investime të shumta në infrastrukturë, ndaj mos prisni që rrugët, autobusët dhe trenat të operojnë në të njëjtat nivele si në Gjermani ose Francë.

Duke thënë këtë, arsyeja e zgjedhjes së një udhëtimi pak më të ndërlikuar janë çmimet e ulëta. Atje mund të hani në restorante të shkëlqyera dhe të flini në hotele të mira me gjysmën e çmimit që mund të paguanit në vendet e saj fqinje, si Greqia apo Kroacia.

Nëse nuk keni shumë kohë në dispozicion dhe dëshironi që gjërat të ecin pa problem, regjistrohuni te një agjent udhëtimesh dhe ai do të planifikojë detajet për ju. Do t’ju duhet kohë maksimale për të shijuar këto pamje./ /sara/ a.jor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME