Categories Lajme

U arrestua edhe 3 vite më parë, kush është ish-ushtaraku që dyshohet se furnizon grupet kriminale!

Altin Celami është ish-ushtaraku i arrestuar pasi akuzohet se furnizon grupet kriminale me armë.

46-vjeçari, banues në Tiranë, ishte implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal. Altin Celami i arrestuar edhe në vitin 2022, si person i dyshuar se ndihmonte dhe furnizonte me armë grupet kriminale.

Për këtë arsye ishte pezulluar nga funksionet ushtarake në repartin e Pezë Helmez.

Ai u ndalua në Rrugën e Dibrës, teksa drejtonte automjetin e tij tip taksi. Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.

Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Strukturat e DVP Tiranë, ndaj armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi.

Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh.

Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, vihet në pranga 46-vjeçari që përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore.

46-vjeçari i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.

Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda speciale, finalizoi operacionin policor të koduar “Gun Expert”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi A. C., 46 vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi.

Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikeve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun…

Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Piloti i Mclaren, Lando Norris shpallet kampion në Formula 1

Lando Norris është shpallur sot kampioni i ri i botës në Formula 1. Piloti britanik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt pagesës disa shtetas

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë në një aksident sot, 7…

LEXO ME SHUME