Categories Lajme

“U dashurua me vajzën kur e çova te shtëpia ime”, flet babai i Manjola Cukut, ja pse e vr au dhëndri

Zbardhen detaje të reja për k rimin brenda familjes në Xhafzotaj të Durrësit, ku Lulzim Cuku v rau bashkëshorten e tij Manjola Cuku në mënyrë mak abre.

Babai i vik timës, Kadri Lika ka thënë se she rri mes vajzës së tij dhe Lulzim Cukut kishte ndodhur prej vëllait të këtij të fundit. Vëllai i Cukut kërkonte të shpërngulej nga Dibra në Xhafzotaj për shkak të shkollimit të fëmijëve dhe punës së bashkëshortes si rrobaqepëse.

Ndërkohë Manjola Cuku refuzonte të linte shtëpinë, kurse vëllai nxiste Lulzim Cukun duke i thënë ta merrte në Greqi si dhe duke shpikur edhe gënjeshtra për të, duke i thënë se ka një të dashur në Xhafzotaj.

Kjo ka çuar më pas në një konflikt prej kohësh, derisa më 1 shkurt Lulzim Cuku zgjodhi të v rasë me thi kë në mesnatë bashkëshorten e tij nën praninë e tre fëmijëve te tyre në shtëpi.

”Ai ishte çun i mirë, punonte, e kam njohur në Greqi. Më pas erdhi njëherë në shtëpinë time, i pëlqeu goca ime, që atëhere sapo kishte mbaruar shkollën 9- vjeçare. Kishin domethënë 12 vite diferencë bashkë. Ranë dakord, ndejtën 3 vite fejesë. Bënë dasmën. Rrinte tek i vëllai në Peshkopi se nuk kishte në shtëpi. Më pas 8 vite vajza ndejti në shtëpinë time. Ky punonte në Greqi se nuk kishte shtëpi të vetën. Më pas mori shtëpi në Durrës, ishte e vjetër, e prishi të vjetrën, bëri të re. Prej 4 vitesh goca ime jetonte në Durrës. Ky e bëri shtëpinë që mos kthehej më në Greqi.

Goca punonte parukeri në katin e parë të shtëpisë. Ky vazhdonte të punonte në Greqi se thoshte unë s’mund të punoj këtu se jam mësuar me shumë para. Do të hapte klub këtu, por vazhdoi aty. Unë i thashë që ke kohë që je larg familjes, kur do e shijosh jetën me familjen. Shkaku i kri mit ka qenë vëllai i vet që qëndron në Peshkopi. I erdhën dy fëmijët me shkollë në Durrës me qera, dhe se si ia mbushi mendjen të vëllait se ‘po rri unë nja 4-5 vite në shtëpinë tëndë’. Gruaja e saj ishte rrobaqepëse, dhe thoshte që parukerinë do e bënte rrobaqepësi. Goca ime i tha jo.

Tani vëllai i tij i thoshte që ‘ore mos ka ndonjë këtej kjo që nuk të vjen mbrapa ty’. Nejse, ramë dakord, i thashë gocës do shkosh në Greqi. Ramë dakord, le të mbarojnë kalamajtë shkollën dhe i thashë dhëndrit duan kohë letrat. Se unë e di si bëhet bashkimi familjar në Greqi, do e pakta një vit. Më thoshte do i lë në mes shkollën, se shkollën fëmijëve ia marr me lek. Këto dy muaj vajza më ka thënë që kishte probleme, dhe madje ka tentuar para vitit të ri ta th eri me th ikë por ishte vajza e madhe që e ndali”, tha Kadri Lika në një intervistë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME