Categories Lajme

U ekzekutua me 6 plumba nga djali i xhaxhait, ky është viktima Dalan Alliaj

Personi në foton e mëposhtme është Dalan Alliaj, 36 vjeç, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm të Vlorës. Ai u qëllua me 6 plumba përpara banesës së kushëririt të tij, Bertil Alliaj, 32 vjeç.

Familjarët e gjetën trupin e pajetë dhe e dërguan në spital, por pa shenja jete. Pas ngjarjes, autori u arratis drejt zonës malore të Gjormit, ndërsa policia organizoi një operacion të gjerë kërkimi me përdorimin e dronëve për kapjen e tij.

Rreth orës 01:05 të mëngjesit, pas pesë orësh ndjekjeje, Bertil Alliaj u lokalizua dhe u arrestua nga forcat e rendit. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri e llojit “Beretta FS92”, e dyshuar si arma e krimit, së bashku me një krehër dhe 10 fishekë.

Në vendngjarje u sekuestruan 6 gëzhoja dhe një predhë. Para hetuesve, Alliaj është shprehur: “E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them tani. Ndoshta në një moment tjetër do të flas, por ende nuk jam gati.”

Bertil Alliaj rezulton person në kërkim prej vitesh dhe i dënuar me 35 vite burg për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje, në lidhje me masakrën e Çoles në vitin 2015.

Menjëherë pas arrestimit, ndaj tij u ekzekutua vendimi i dënimit të formës së prerë. Ndërkohë, viktima Dalan Alliaj ishte administrator i kompanisë “Allidagu” në Fier, me aktivitet në fushën e prodhimit dhe tregtisë së ushqimeve, mbarështimit të kafshëve dhe tregtisë së automjeteve. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video\ E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, ky është qeni pitbull që kafshoj për vdekje fëmijën 2-vjeçar në Greqi

Një fëmijë 2-vjeçar shqiptar humbi jetën ditën e djeshme, 6 dhjetor, në Zakynthos të Greqisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama për “Buxhetin 2026”: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike

Edi Rama po zhvillon episodin e radhës të podcastit “Flasim” ku ka folur edhe për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari sulmon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja futet në supermarket për të shpëtuar

Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Një aksident i rëndë rrugor është këtë mbrëmje në aksin rrugor Qaf Murriz-Shakalla e Tujanit…

LEXO ME SHUME