Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fier, ku një 30-vjeçar është mbytur në lumin Vjosë. Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, ndërsa 30-vjeçari ishte futur në lum për t’u larë.
Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të të riut.
Njoftimi i policisë: Fier Informacion paraprak. Sot rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasi A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
