Categories Lajme

U qëllua në shtëpinë e xhaxhait, 36-vjeçari pronar i një biznesi në Levan. FNSH në kërkim të kushëririt që qëlloi mbi të, zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë në Selenicë

Detaje të reja nga krimi i rëndë që tronditi mbrëmjen e sotme zonën e Selenicës, ku 36-vjeçari Dalan Alliaj u vra me gjashtë plumba nga kushëriri i tij, Bertil Alliaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25, në fshatin Gjorm, teksa viktima po hynte në derën e shtëpisë së xhaxhait, ku kishte shkuar për vizitë. Dalan Alliaj ishte me origjinë nga Levani i Fierit, ku jetonte dhe drejtonte një biznes pjesë këmbimi për automjete.

Sipas burimeve nga policia, autori i dyshuar Bertil Alliaj, djali i xhaxhait të viktimës, është arratisur në zonën malore përreth pas krimit. Ai është në kërkim nga forcat e rendit dhe FNSH, që po krehin territorin për kapjen e tij.

Bertil Alliaj është një emër i njohur për drejtësinë, pasi është përfshirë më herët në masakrën e Çoles të vitit 2015, ku mbetën të vrarë tre persona: Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj. Ende nuk dihen motivimet e kësaj ngjarjeje të fundit që i mori jetën kushëririt të tij.

U qëllua në derën e shtëpisë së xhaxhait,

Në vendngjarje kanë mbërritur policia, FNSH dhe ekspertët e kriminalistikës, të cilët kanë bërë këqyrjen e plotë të zonës. Deri tani janë shoqëruar pesë persona, mes tyre: djali tjetër i xhaxhait të viktimës, që ndodhej me të në momentin e vrasjes, kryeplaku i fshatit, si dhe tre banorë të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës janë konstatuar gjashtë plagë nga plumbat, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i 36-vjeçarit është transportuar në morgun e spitalit të Vlorës, ku kanë mbërritur edhe familjarë të shumtë të tij.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi të rëndë që ka tronditur Selenicën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video\ E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, ky është qeni pitbull që kafshoj për vdekje fëmijën 2-vjeçar në Greqi

Një fëmijë 2-vjeçar shqiptar humbi jetën ditën e djeshme, 6 dhjetor, në Zakynthos të Greqisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama për “Buxhetin 2026”: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike

Edi Rama po zhvillon episodin e radhës të podcastit “Flasim” ku ka folur edhe për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari sulmon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja futet në supermarket për të shpëtuar

Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Një aksident i rëndë rrugor është këtë mbrëmje në aksin rrugor Qaf Murriz-Shakalla e Tujanit…

LEXO ME SHUME