Categories Kuriozitete

Vaska më e shtrenjtë por edhe më e çuditshme në botë shitet për 4.3 milionë dollarë! Ka formën e një hipopotami

Gjatë ankandit prestigjioz Chritie në New York, u realizua një shitje shumë e pazakontë e një vaske bronzi me formën e hipopotamit për plot 4.3 milionë dollarë. Kjo shitje i siguroi ish pronarit të saj plot 2500% fitim krahasuar me koston që kish pasur më shumë se një dekadë më parë. Puna e François-Xavier Lalanne është një mishërim në përmasa jete e bishës afrikane, me një lavaman në nofullën e tij dhe një vaskë të plotë brenda trupit. Pjesa unike është bërë në vitin 1969 prej bronzi të salduar dhe bakër. Ajo ishte vlerësuar deri në 1.5 milionë dollarë ndërkohë që pronari anonim e kish blerë atë për vetëm 168 mijë dollarë në një ankand të Sotheby në 2006.

Kjo vaskë ishte ndër artikujt më të çuditshëm të ofruar gjatë javës së ankandeve gjysmë-vjetore që përfshin zakonisht pjesë të pazakonta dhe artistë jo shumë të njohur. Lalanne, e cila ishte pjesë e dyshes artistike të ndjerë, burrë e grua, e njohur si Les Lalannes, ka parë një rritje të madhe të kërkesës për objektet e çuditshme dhe utilitare të frymëzuara nga kafshët. Muajin e kaluar në Sotheby’s në Paris, koleksioni i tyre personal arriti 101.5 milionë dollarë, duke katërfishuar vlerësimin e saj fillestar. /Bloomberg – SCAN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME