Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në një hotel në Velipojë, ku katër anëtarët e një familje për shkak të një shpërthimi nga bombolat e gazit që ndodheshin në ndërtesë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombol gazi. Të pl agosurit mësohet të jenë Alketa Gjoka 40 vjece, Daniela Gjoka 19 vjece, Klarisa Gjoka 15 vjece dhe Enrik Gjoka 12 vjec.
Njoftimi i policisë: Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.
Sigurohen pamjet e para nga ambienti i hotelit ku ka ndodhur s hpërthimi i bombulës së gazit në Velipojë, ku mbetën të p lagosur rëndë 4 anëtarë të së njëjtës familjeje.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme fuqia e s hpërthimit ka qenë tepër e fortë sa ka shkatërruar pothuajse të gjithë katin e parë e hotelit 3-katësh.


