Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Izraeli është duke bërë përpjekje për të ndërmjetësuar bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë. Si pasojë, në të ardhmen mund të jetë vendi i negociatave të nivelit të lartë.
“Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett është duke tentuar të gjejë zgjidhje për mbajtje të bisedimeve”, ka thënë Zelensky përmes një videomesazhi, i cili ka shtuar: “Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij, dhe herët apo vonë ne do të nisim bisedimet me Rusinë, me mundësi në Jerusalem”.
Presidenti i Ukrainës është shprehur gjithashtu se “ky është vendi i duhur për të gjetur paqe, nëse është e mundshme”. Komentet e Zelenskyt kanë ardhur pasi ai i është adresuar Parlamentit të Izraelit – përmes nje videomesazhi.
