Categories Lajme

Vjen deklarata e fortë nga OBSH-ja

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se ka pak prova që tregojnë se ndryshimi i stinëve do të ndikojë në përhapjen e koronavirusit. “Nuk mund të mbështetemi në pritjet se sezoni ose temperatura do të jenë përgjigjja e kësaj”, tha udhëheqësi i programit të emergjencave në OBSH, Mike Ryan.

“Tani për tani, nuk kemi të dhëna që sugjerojnë se koronavirusi do të sillet në mënyrë më agresive ose jo kur sezoni të ndryshojë”, tha ai. Në fazat e para të pandemisë së koronavirusit, disa kanë thënë se koha e nxehtë mund ta ngadalësojë përhapjen e tij.

Por, kjo ide është zbehur pasi koronavirusi ka vazhduar të përhapet në hemisferën veriore edhe gjatë pranverës. Ryan po ashtu tha se mungesa e pajisjeve personale mbrojtëse mbetet një çështje madhore në nivel global.

“Sistemet shëndetësore në disa vende janë duke luftuar dhe ndodhen nën presion të madh”, tha ai. Koronavirusi, i cili besohet se e ka origjinën në Kinë, ka prekur mbi 7.2 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 3.4 milionë janë shëruar dhe mbi 413,000 kanë vd ekur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME