Nga Gjimnazi “Mustafa Qemal Ataturk” Vlorë
Sot e ka radhën, në rubrikën “Personazh” ,një djalë, që të bën për vete, një djalë me një kulturë të veçantë. Ai ka mbaruar me rezultate të larta gjimnazin “Mustafa Qemal Ataturk” dhe më pas, mbaroi dhe fakultetin, për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Sot ai punon, si koleg në shkollën tonë. Është pikërisht ai djalë që po të dish ta bësh mik, nuk të tradhëton kurrë, po të fal vetëm mirësi.
Është Ani Bedini, po që ju do ta njihni sot, në një këndvështrim të ri. Ani është dhe poet. Duke u nisur nga nje ngjarje e rëndë, ku një autobus me studentë u përmbys, gjatë një ekskursioni, për në Sarandë, Ani me një shpirt të ndjeshëm e të pastër e shprehu kështu dhimbjen e tij,me vargun poetik. Një nga poezitë e tij më të bukura, emrin e së cilës mori dhe vëllimi poetik, është “Udhëtim që preu ëndërrat”. Ky vëllim poetik, me 25 poezi plot ndjenjë është redaktuar nga profesori e pedagogu i talentuar, z.Bardhosh Gaçe.
Sa njerëz të talentuar ka nxjerrë gjimnazi “MQA”. Jemi krenarë për këtë dhe urojmë, që Ani me shpirtin e tij të pastër, ta vazhdojë rrugën e bukur të poezisë e të na kë naqë, me vargjet e tij. Faleminderit ANI, që i more dijet në gjimnazin”MQA” dhe vazhdon të jesh pjesë e kolektivit të punonjësve në po këtë gjimnaz.







