Categories Lajme

Vritet brenda Gjykatës së Apelit gjyqtari Astrit Kalaja, autori në proces per pronat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje gjatë një seance gjyqësore.

Sipas raportimeve gjyqtari Kalaja po zhvillonte një çështje administrative për kundërshtimin e veprimeve përmbarimore kur një person i armatosur ka hyrë në sallën e gjyqit dhe e ka qëlluar me armë.

Përveç gjyqtarit, të plagosur kanë mbetur babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është identifikuar dhe arrestuar autori i vrasjes së gjyqtarit Kalaja dhe plagosjes së dy personave të tjerë, sipas policisë ai është E.SH 30-vjeç.

Raportohet se autori ishte prej disa vitesh i përfshirë në gjyqe për çështje pronësie, por ende nuk dihet nëse vrasja ka lidhje me këto procese.

Astrit Kalaja u emërua gjyqtar në vitin 1993, ka shërbyer si zv.kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër dhe si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Në vitin 2019 u konfirmua në detyrë pas procesit të Vettingut.

  • Njoftimi i policisë

Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

  • PD kërkon dorëheqjen e ministrave të Brendshëm dhe Drejtësisë

Pas vrasjes së gjyqtarit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Brendshëm dhe atij të Drejtësisë.

Bardhi ka theksuar se ngjarja tronditëse është pasojë e mungesës së sigurisë në gjykata dhe ka lidhur këtë situatë me sulmet e kryeministrit ndaj vendimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai ka vënë në dukje se nxitja për vetëgjyqësi është po aq e dënueshme sa edhe vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës.

Sot është dita për të theksuar me zë të lartë që vetëgjyqësia ndaj vendimeve gjyqësore nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Ky është rasti i parë në historinë e 35 viteve ku një gjyqtar qëllohet në krye të detyrës vetëm se guxon të japë vendim sipas bindjes së tij dhe ligjit. Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari dhe Ministri i Brendshëm Albana Koçiu, si përgjegjës për sigurinë në gjykata, duhet të japin dorëheqjen si akt përgjegjshmërie”, shkruan Bardhi.

  • Autori pranon krimin

Autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, E. Shkambi, ka pranuar autorësinë e krimit, por mbeten të paqarta rrethanat se si i riu arriti të depërtojë brenda sallës së gjyqit i armatosur.

  • Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të shëmtuar dhe kriminal.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha thekson se vrasja është dëshmi e qartë e kontrollit që ka krimi mbi rendin dhe pasigurisë në vend, duke kërkuar dënimin më të rreptë ligjor për autorin dhe të gjithë përfshirësit në këtë ngjarje të rëndë.

Ekzekutohet me armë zjarri gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja.

Mediat njoftojnë se një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në zyrën e tij, pra në detyrë, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga plagët brenda pak kohe.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar dhe kriminal ndaj gjyqtarit në brendësi të institucionit , dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend.

Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit e këtij krimi shumë të rëndë.“, shkruan Berisha.

Rama:

  • Rama: Duhet rishikimin i sistemit të sigurisë së gjykatave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje dhe dy persona të tjerë u plagosën gjatë një procesi gjyqësor për çështje pronësie.

Rama i shprehu ngushëllimet familjes duke shtuar duhet  rishikimin të sistemit të sigurisë së brendshme të gjykatave.

Reagimi i plotë

Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe

Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.

Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit!

Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme!

  • OSBE: Sulm ndaj shtetit të së drejtës

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.

Në një njoftim zyrtar, OSBE shprehet e tronditur dhe e hidhëruar nga ngjarja, që mori jetën e gjyqtarit Kalaja dhe plagosi dy persona të tjerë.

OSBE i uroi shërim të shpejtë të të plagosurve dhe shprehu ngushëllimet për familjen dhe kolegët e gjyqtarit.

Në sulmet kundër gjyqtarëve shohim një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike. Mirëpresim arrestimin e autorit dhe theksojmë rëndësinë e garantimit të drejtësisë përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë,” thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorës, është ndarë nga jeta në moshë të re infermerja Kristina Kokaj

Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Vlorës, Kristina Kokaj infermerja e cila prej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës, i moshuari tenton të godasë gruan me sende të forta në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një burrë ka tentuar të vrasë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve në Greqi

Vendi fqinj është e tronditur nga lajmi për vdekjen e një çifti bashkëshortësh në mënyrë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Përse na ike more Erion, mesazh në dërrasën e klasës ?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shkolla vendos lule në bankën e adoleshentit

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë ka vendosur lule në bankën e ish-nxënësit të tyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e…

LEXO ME SHUME