Categories Lajme

Zgjedhjet në Greqi, në garë edhe dy shqiptarë

Janë 38 parti, 10 koalicione partiake dhe 2 kandidatë të pavarur do të garojnë në zgjedhjet parlamentare më 21 maj në Greqi.

Afati për regjistrimin e partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje skadoi në mesnatë. Ajo që vihet re lehtësisht, është numri shumë i lartë i partive që garojnë tani, krahasuar me zgjedhjet e 2019. Autoritetet thonë se janë më shumë se më shumë se dyfishi i numrit në zgjedhjet e 4 viteve më parë.

Në garë për të fituar një karrige në Kuvendin e Greqisë janë edhe dy shqiptarë, në dy partitë më të mëdha të vendit. Ata janë Fatos Malaj dhe Antilian Koxhaj.

Për Fatos Malaj kjo nuk është hera e parë. Ai kandidon për herë të dytë me PASOK, në Athinë, në zonën A. Në 2019 ai nuk siguroi dot mjaftueshëm vota, për tu futur në Parlament.

Ndërsa kandidati tjetër shqiptar, Adiljan Koxhaj, nga brezi i dytë i emigrantëve kandidon me SYRIZA në zonën B të Athinës dhe Pireut.

Fatos Malai ka lindur në Delvinë të Shqipërisë dhe prej më shumë se 20 vitesh punon në sindikata që kanë të bëjnë e me emigracionin, në Athinë. Ai ka qenë anëtar i Seksionit për të Drejtat e Njeriut dhe Politikat e Imigracionit në Lëvizjen “Ndryshim”.

Ai është shumë aktiv atje, për të drejtat e emigrantëve, jo vetëm shqiptarë, por edhe të emigrantëve grekë, që ikin nga vendi i tyre, për të drejtën për të drejtën për të pasur punë, arsim dhe shërbim shëndetësor.

Adiljan Koxhaj është 31 vjeç. Ai është diplomuar në Greqi, për Shkenca Politike në Universitetin e Kretës. Edhe ai është i përfshire në politikat që kanë të bëjnë me emigrantet. Është hera e parë që i riu kandidon për të qenë pjesë më aktive e politikës greke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video\ E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, ky është qeni pitbull që kafshoj për vdekje fëmijën 2-vjeçar në Greqi

Një fëmijë 2-vjeçar shqiptar humbi jetën ditën e djeshme, 6 dhjetor, në Zakynthos të Greqisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama për “Buxhetin 2026”: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike

Edi Rama po zhvillon episodin e radhës të podcastit “Flasim” ku ka folur edhe për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari sulmon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja futet në supermarket për të shpëtuar

Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Një aksident i rëndë rrugor është këtë mbrëmje në aksin rrugor Qaf Murriz-Shakalla e Tujanit…

LEXO ME SHUME