Dy vatra zjarri janë shfaqur sot në kodrat e Levanit në Fier. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me ullinj dhe shkurre. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta ndërsa tre zjarrfikëse dhe 30 zjarrfikës ndodhen në vendngjarje për shuarjen e flakëve me pompa dore dhe mjete rrethanore. Zjarri po favorizohet edhe nga temperaturat e larta.
