Kuriozitete

Gjithçka për hir të trendeve, tashmë njerëzit po “masakrojnë” veshët për “modë”

Një burrë nga Australia ka udhëtuar deri në Stokholm vetëm që të “bënte copash” veshët e tij.

Charles Bentley bëri udhëtimin e gjatë në mënyrë që të hiqte pjesën e brendshme të veshëve të tij duke formuar një formë rrethi.

Ndërhyrja aspak e zakontë vjen në kuadër të një trendi të ri që po qarkullon mes personave që u pëlqen të modifikojnë trupin.

Australiani e kreu procedurën në një studio të quajtur “Calm Body Modification”.

Sonchai Maibert, i cili e drejton studion postoi dy foto të veshëve në faqen e kompanisë në Facebook duke shkaktuar një numër të madh reagimesh.

Bashkë me fotot ai sqaroi se thashethemet që kjo procedurë mund të dëmtojë dëgjimin nuk janë të vërteta.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button