Kuriozitete

Zbulohet në Qipro mozaiku i rrallë romak i garave me kuaj

Pas vite të tëra gërmimesh, arkeologët e Qipros kanë zbuluar një mozaik të rrallë nga periudha romake gati 2000 vjeçare.

 Ai përfaqëson skena të garave të karrocave në një lumë dhe ka një gjatësi mbi 25 metra. Skenat shoqërohen nga mbishkrime në greqishten e lashtë me emrat e kuajve dhe karrocierëve.

Mendohet se mozaiku ishte pjesë e portikut të një ndërtese që nga shekulli i 4-të dhe për arkeologët ky është një zbulim i jashtëzakonshëm: një nga shumë pak shembuj të këtij lloji përfaqësimi të njohur, i nënti në të gjithë sferën romake, dhe e vetmja e këtij lloji në Qipro.

Siç raportohet nga Associated Press, puna mbeti e pa dëmtuar fare nën tokë për shekuj me radhë e mbuluar deri në vitin 1938 kur një fermer nga fshati Akaki, rreth njëzet kilometra nga kryeqyteti Nikosia u gjend pa pritur përballë me një fragment të një pjese tjetër të mozaikut e të njëjtit kompleks.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button