Categories Lajme

Anoreksike qëkur ishte e vogël, flet 22-vjeçarja: Shtatzënia më shpëtoi jetën

Një 22-vjeçare, e cila gjithë jetës së saj kishte jetuar me anoreksinë, ka treguar sesi shtatzënia e ndihmoi ta kalonte sëmundjen.

Iris Doyle nga Australia kishte qenë anoreksike që në moshën 10-vjeçare, por kur mori vesh se do të bëhej nënë vendosi të bënte gjithçka për të shpëtuar veten dhe fëmijën.

Si pasojë e çrregullimeve në ushqyerje, e reja prej disa vitesh nuk kishte pasur as cikël menstrual.

Gjendja e saj ishte aq e rënduar, sa mjekët e paralajmëruan se nëse nuk luftonte për shëndetin e saj mund të humbiste dhe jetën.

Doyle u shpreh për Mail Online:

“Kur isha më keq se kurrë, mjekët më thanë se nëse nuk merrja ndihmën e nevojshme mund të vdisja. Organet e mia jetësore dhe simptomat nga kequshqyerja ishin kaq të rënda sa mjekët donin të më shtronin.”

Por, kur mori vesh që ishte shtatzënë, Iris mori vendimin për të bërë gjithçka kishte në dorë për t’u shëruar.

Ajo vazhdon më tej:

“Shtatzënia më shpëtoi jetën. Nuk kam fjalë për të përshkruar çfarë eksperience e mrekullueshme ishte. Më ndihmoi që të rikuperohesha, pasi e dija që trupi im kishte nevojë për ushqim në mënyrë që bebja të ishte i shëndetshëm.”
Qe pas shtatzënisë, e reja mban një dietë të shëndetshme ushqimore dhe është kujdesur që pesha mos t’i rritet më shumë se 49 kg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME