Categories Lajme

Arrihet marrëveshja për t’i konsideruar mbetjet plastike të rrezikshme

Midis 180 vendeve vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë pranuar t’i konsiderojnë mbetjet plastike si të rrezikshme.

Nga ana tjetër marrëveshja e arritur midis këtyre vendeve pritet ta reduktojë ndjeshëm sasinë e plastikës që përfundon në brigjet e oqeaneve të globit.

Mësohet se ujdia në të cilën kanë arritur 179 shtete të botës nënkupton se vendet firmtare duhet të monitorojnë e të gjurmojnë mijëra ton mbetjesh plastike jashtë kufijve të tyre.

Për të vendosur përfundimisht për këtë marrëveshje 1,400 përfaqësues u mblodhën në Gjenevë për 12 ditë diskutime në kuadër të programit mjedisor të OKB-së.

Rolph Payet, një prej zërave më të fuqishëm që po lufton kundër ndryshimeve klimatike ka thënë se kjo marrëveshje i dërgon të gjithëve një mesazh të fortë politik, sektorit privat, konsumatorit, kujtdo, se ne duhet të bëjmë diçka patjetër.

Nga ana tjetër në Gjermani ministri i Zhvillimit, Gerd Müller ka bërë thirrje për ndalimin e plotë të qeseve plastike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME