Categories Lajme

Debati me Metën, qytetarët: Rama s’mund të shajë presidentin

Edhe këtë mëngjes shumë zëra qytetarësh kanë përcjellë shqetësimet e tyre, ndërsa kryefjala padyshim ngelen zhvillimet politike në vend.

Qytetarë nga mbarë vendi me telefonatat e tyre në emisionin e mëngjesit ‘Koha për t’u zgjuar’ në ‘News24’ kanë shprehur qëndrimet e tyre në lidhje me debatin Presidencë-Kryeministri që shkaktoi mosdekretimi nga Ilir Meta i Gent Cakajt, në postin e ministrit të Jashtëm. Sipas një qytetari, kryeministri Rama nuk mund të shajë dhe të bëjë ato deklarata në drejtim të Metës. Ndërkohë, pjesë e kësaj rubrike është bërë edhe një banor i Unazës së Re, i cili shprehu shqetësimin e tij për shembjen e banesave, apo heqjen e dritave në këtë zonë. Sipas tij bizneset kanë frikë nga vjedhjet.

TELEFONATAT

Qytetari 1: Shqipëria ka ngrirë nga të gjitha drejtim, nga ky kryeministër i papërgjegjshëm.

Qytetari 2: Si mund të shajë kryeministri presidentin e Republikës? Kurse një gazetar deklaron se Meta është kriminel. Po si mund të thotë ashtu një gazetar? Ai duhet të arrestohet.

Qytetari 3: S’e dimë ça bëhet me këtë qeveri. Jo shkarko ministra, jo emëro ministra. Është bërë një rrumpallë në vendin tonë, s’po e marr vesh. Duhet të dalim në protestë se nuk e duam më këtë kryeministër. Përshembull Lulzim Basha ia vlen.

Qytetari 4: 
Jemi banorë të Unaza e Re. Na kanë hequr pemët, na kanë hequr dritat, jemi të frikësuar se na e kanë bërë si Bagdad. Kemi frikë se mos na vjedhin bizneset. Mezi po presim të bëhet një diçka për ne. Askush s’na jep përgjigje. Kemi menduar me të gjithë banorët ta quajmë këtë rrugë ‘Ylli Rakipi’, do ta shohim dhe do ta vendosim.

Qytetarja 4: Populli do punë dhe ekonomia shkon në vendin e vet. Sa i takon prishjes së shtëpive, unë pyes; pse i keni lënë të ndërtohen shtëpitë? Pse nuk e ndaluat kur po ndërtonte ai? Më vjen shumë keq. Po u zbatuan ligjet, gjithçka shkon në vendin e vet.bw

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME