Categories Lajme

”E kapa prej fyti po më goditi me tytën e pistoletës”, gruaja e tregtarit tregon tmerrin e grabitjes

Një ditë pas sulmit të tregtarit Mustafa Mustafai në qytetin e Memaliajt ku ngeli i lënduar në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, e shoqja e tij e vetmja dëshmitare në momentin e grabitjes, tregon si ka ndodhur ngjarja.

Thëllënxa Mustafai 67 vjecare, ka rrëfyer ngjarjen që në pikën fillestare të saj e deri sa grabitësit me maska u larguan duke rrëmbyer portofolin me të holla.

Maskat kanë zbritur nga një autoveturë e bardhë dhe kanë ardhur me nxitim në drejtim të dyqanit pronë e Mustafa dhe Thëllënxa Mustafait në qytetin e Memaliajt. Më pas dy të rinjtë të maskuar, kanë kërkuar të hollat dhe nën kërcënimin e pistoletës.

Më pas kanë sulmuar fizikisht pa mëdyshje të dy të moshuarit. Mustafa Mustafain e kanë qëlluar fillimisht pas veshit duke i shkaktuar gjakderdhje e më pas me shkelma kanë goditur edhe Thëllënxën. Policia deri tani nuk ka arrestuar askënd vecse ka shoqëruar në komisariat disa të rinj.

Gruaja tregon se është përpjekur që t’i heqë kapuçin njërit prej grabitësve, po më pas ai e ka qëlluar me tytën e pistoletës në dorë duke e rrëzuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME