Categories Lajme

‘Ekonomia’ rrëzon dekretin e Metës, mungojnë deputetët e opozitës

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit te Republikës për kthimin e ligjit “Për Tatimin mbi të ardhurat”.

Në mbledhje nuk kanë qenë të pranishëm deputetë të opozitës. Dekreti kaloi për votim ne seancën e nesërme plenare. Gjatë fjalës së tij kryetari i Komisionit, Erion Braçe pohoi se urgjenca lidhet me interesin publik dhe nesër eshte seanca e fundit për këtë sesion.

Braçe tha se deputetët e opozitës ishin njoftuar për mbledhjen në fjalë, ku kjo e fundit po mbahet në ambientet e selisë së Parlamentit. “Argumente kushtetues nuk gjej tek dekreti presidentit. E konsideroj një akt politike, ashtu si dekreti për buxhetin. Kjo pasi mund të zgjidheshin përmes konsultave”, -tha Braçe.

Ndërkohë, ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se: “Nuk cenohet barazia fiskale. Nuk jemi në kushtet e pabarazisë fiskale Kjo është maxhoranca që ka pasur në themel parimin ‘kush fiton me pak, paguan me pak’. I kërkoj komisionit te rrezoje dekretin e presidentit te Republikës”. Po ashtu deputeti i PS-së Ervin Bushati tha se argumentet e presidentit Meta për pabarazi para ligjit nuk qëndrojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME