Categories Lajme

Hynin në market për të vjedhur kokainën tek bananet, goditen shqiptarët në Gjermani

Autoritetet gjermane kanë goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, pasi gjetën kokainë të fshehur në ngarkesat e bananeve.

Rasti tani është në gjykim, e mes të akuzuarve ka edhe shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Akuza janë ngritur ndaj 8 personave, që dyshohet se janë pjesë e një rrjeti edhe më të madh të trafikut të kokainës. Rrjeti thuhet se ka sjellë rreth dy tonë kokainë në Gjermani, nga shtatori i vitit 2017 deri në prill të vitit 2018.

Procesi mund të rezultojë në një nga gjykimet më të mëdha të kokainës në historinë e Gjermanisë. Në shtator të 2017-s, stafi në një supermarket në Bavari kishte zbuluar pako kokaine të fshehura në kuti bananesh.

Hetuesit gjurmuan ngarkesat dhe mësuan se kishte pasur grabitje të përsëritura në magazinat ku bananet dhe frutat e tjera mbaheshin, para se të shpërndaheshin në Gjermani dhe Europë.

Një operacion i madh gjurmimi dhe përgjimi bëri që të ekspozoheshin trafikantët e drogës. Kokaina fshihej në ngarkesat e bananeve nga Ekuadori, që shkonin për një kompani specifike që operonte në Gjermani.

Të dyshuarit futeshin në magazina dhe vidhnin kokainën, deri në 320 kilogramë në çdo rast. Sipas hetuesve, grupe hajdutësh vinin edhe nga Shqipëria dhe kanë bërë të paktën 8 grabitje në magazina në disa lande gjermane.

Baza e grupit mendohet se ishte në Hamburg, ku një nga të dyshuarit kryesorë, 21-vjeçari Dario L., kishte marrë me qira një shtëpi. Ai mendohet se organizonte logjistikën, ndërsa një 25-vjeçar, Klajdi D., dyshohet se kryesonte grupet e grabitësve. Por është një 40-vjeçar, Alberto K., ai që mendohet se është truri i grupit. Hetuesit gjermanë besojnë ndërkohë se, grupi mbetet aktiv edhe në Shqipëri, Holandë dhe Amerikën e Jugut./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME