Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Vlorë.Sipas informacioneve paraprake është dhunuar mjeku i spitalit, F.G.
Familjarët akuzojnë mjekun për vdekjen e të afërmit të tyre.
Ky i fundit ishte paraqitur për të marrë trajtim mjekësor, por ka ndërruar jetë. Pacienti ka ardhur dje me tension 17 e ka kontrolluar doktori dhe pas mjekimit e kanë dërguar në shtëpi ,aty i ishe rritur prap tensioni dhe ka ndërruar jetë 56 vjeçari nga Vlora .
Pas kësaj ngjarje të hidhur, familjarët e të ndjerit kanë dhunuar mjekun në afërsi të shtëpisë së këtij të fundit.
Kujtojmë këtu se në draftin e ri për ndryshimet në kodin penal, dhuna ndaj mjekut do të sanksionohet me burg.