Categories Lajme

Kishte ikur nga Italia,ndalohet në Zvicër 26-vjeçari shqiptar

Një i arratisur 26 vjeçar u arrestua në Zvicër në sajë të një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Prokurori Publik i Piacenzës. Shqiptari, i njohur tashmë nga drejtësia, iu arratis policisë tetorin e kaluar gjatë një operacioni blic, të njësisë hetimore të Piacenzës në fund të një hetimi në lidhje me shitjen dhe prodhimin e drogës.

Pas disa muajsh në arrati, shqiptari me inicialet K. E, 26 vjeç, është arrestuar nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut gati të hipte në një fluturim për në Prishtinë (Kosovë) dhe u arrestuar në bazë të një urdhër arrestimi Evropian lëshuar nga Prokurori Publik i Piacenzës në tetor 2018.

26-vjeçari, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë shqiptarë, të arrestuar, u akuzua për organizimin e blerjen e sasisë së 2 kg droge, që do të shitej në Piacenza. Shqiptari, i cili u ekstradua në Itali dhe tani është në burg në Como, gjithashtu duhet t’i përgjigjet një serie akuzash, që kanë të bëjnë me vjedhjen e banesave dhe vilave në territorin e Firences.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME