Categories Lajme

Pakti për Universitetin/ Qeveria i jep 1 milion euro, Universiteti Bujqësor do të ketë fermën e vet

Për herë të parë Universiteti Bujqësor i Tiranës do të ketë fermën e vet didaktike në shërbim të studentëve dhe pedagogëve. Qeveria miratoi sot vendimin për kalimin e fondit 1 milion Euro në dispozicion të këtij universiteti.

Gjatë një deklarate për mediat, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi dha më tepër detaje rreth këtij vendimi, i cili miratohet një ditë pas punësimit të rreth 370 studentëve ekselentë në administratën publike. 31 prej tyre janë punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 

“Ferma me sipërfaqe 135 Ha është një sipërmarrje që bëhet për herë të parë në vendin tonë. Ajo përfshin ngritjen e infrastrukturës didaktike trainuese dhe demonstruese, sistemimin e tokës dhe reahabilitimin e sistemit të ujitjes, rritjen e mekanizimit, mbarështimin e kafshëve dhe krijimin e koleksioneve të bimëve. Ajo do të shërbejë gjithashtu si një qendër kërkimore për pedagogët, për praktikat mësimore të studentëve dhe për trajnimin e specialistëve të bujqësisë.

Do të jetë gjithashtu edhe një atraksion për turistët, sidomos pjesa e kopshtit zoologjik me kafshët e buta. Ngritja e kësaj ferme do të jetë për Universitetin Bujqësor të Tiranës edhe një formë alternative për të siguruar të ardhura për vetë universitetin”,
 tha ministri Çuçi. 

Në vijim të deklaratës ai theksoi rëndësinë e partneritetit të universitetit me Ministrinë e Bujqësisë. 

“Ne do ta përdorim ekspertizën e Universitetit Bujqësor si shërbim konsulence për të hartuar politika dhe projekte në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, sigurisë ushqimore, peshkimit dhe veterinarisë.  Ky universitet mbetet një pol i rëndësishëm i kërkimit shkencor dhe i ka të gjitha kapacitetet për t’i shërbyer nevojave të vendit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”, u shpreh ministri. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME