Categories Lajme

Reportazhi i AFP-së: Autoritetet shqiptare po përpiqen të shesin avionët MiG në Gjadër

Agjensia e lajmeve AFP i ka kushtuar një reportazh të gjatë avionëve të Gjadrit. Të nxitur nga kurioziteti për të kaluarën e regjimit komunist në Shqipëri, AFP ka shkuar në Gjadër të Lezhës për të zbuluar një bazë ushtarake që fshihet në zemër të malit.

Baza ajrore e fshehtë, sot është thjesht një depo që mban në errësirë dhjetëra avionë MiG të periudhës komuniste, që mbledhin pluhur prej vitesh. Tre dekada pas shpërbërjes së komunizmit, autoritetet shqiptare po përpiqen t’i shesin avionët sovjetikë dhe kinezë që kanë dalë jashtë përdorimit prej më shumë se një dekadë.

Shefi i shtabit, Bardhyl Kollçaku thotë se një pjesë e avionëve MiG do të mbahen në muzeun e ushtrisë.

Ai shprehet:

“Përveç nostalgjisë, për të cilën ne do t’i mbajmë disa prej tyre në muzeun tonë… pjesa tjetër do të trajtohet sipas legjislacionit vendas për shitje ose përdorim tjetër.”
Baza e fshehtë e Gjadrit ishte pjesë e planit të ish-diktatorit Enver Hoxha. Ai kishte si synim të forconte shtetin e tij pasi kishte frikë nga pushtimet e huaja, gjë e cila kjo nuk ndodhi kurrë.

Më shumë se 600 ushtarakë punonin brenda tuneleve te pajisura me kafene, konvikte dhe zyra. Baza e Gjadrit u dëmtua në vitin 1997, kur vendi u përfshi nga një rebelim i armatosur dhe qytetarët sulmuan bazat ushtarake për të rrëmbyer armët. Edhe në Gjadër u grabitën armë dhe pjesë metalike të disa avioneve MiG.

Kur Shqipëria diskutoi për herë të parë shitjen e avioneve MiG në vitin 2016, kërkesa e parë erdhi nga Muzeu i Hapësirës Ajrore në Francë, si dhe nga një shkollë fluturimi në Gjermani.

Madje edhe biznesmeni francez Julien Roche është në listën e pritjes pasi ka në plan të instalojë një avion të tillë në kopshtin e tij.

Megjithatë, asnjë shitje nuk është realizuar deri më sot. Sot, forca ajrore shqiptare ka vetëm një flotë të vogël të helikopterëve dhe hapësira ajrore e saj është e mbrojtur nga NATO.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME