Categories Bota, Lajme

SHBA, bllokadë historike e qeverisë, 800 mijë punonjës të papaguar

Paralizimi i pjesshëm i qeverisë federale amerikane ka hyrë në histori si më e gjata ndonjëherë, e ky rekord ndoshta do të përforcohet duke mos pasur një fund të ngërçit politik në horizont.

Kjo e shtunë ka shënuar ditën e 22-të të mbylljes së qeverisë, duke tejkaluar kështu rekordin e mëparshëm prej 21 ditësh të paralizimit të qeverisë në vitet 1995-1996, kohë kur Shtëpinë e Bardhë e drejtonte Bill Clinton.

Presidenti Donald Trump refuzon të miratojë buxhetin, për sa kohë që në të nuk përfshihen fondet për ngritjen e një muri në kufirin me Meksikën, por demokratët kanë refuzuar gjithashtu kërkesën e tij për fondin prej 5.7 miliardë dollarësh.

Rreth një e katërta e qeverisë federale është ende jofunksionale derisa të rakordohet një plan shpenzimesh, duke lënë kështu rreth 800 mijë punonjës të papaguar.

Të premten, punonjës të shumtë, përfshi gardianë burgjesh, staf aeroportesh apo agjentë të FBI-së, humbën pagat e para të këtij viti.

Megjithatë, presidenti Trump ka sheshuar spekulimet sipas të cilave ai pritet të deklarojë emergjencën kombëtare në mënyrë që të anashkalojë Kongresin dhe të marrë paratë që i nevojiten. Muri i propozuar prej tij ishte një prej zotimeve kryesore gjatë fushatës presidenciale.

Ai e përshkroi një deklarim të mundshëm të emergjencës si një “rrugëdalje e lehtë”, por tha se do të preferonte që problemin ta zgjidhte Kongresi. “Por, nëse ata nuk munden…atëherë unë do të deklaroj emergjencën kombëtare. Kam të drejta absolute për ta bërë këtë”, paralajmëroi ai. Gjithsesi, demokratët duket se do të ndërmarrin menjëherë nisma ligjore kundër Trumpit, nëse ai e bën një lëvizje të tillë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME