Categories Lajme

Shkon për të bërë masterin në Angli, shqiptari përfundon në…

Personi në foto është Armelind Rexha, një 22-vjeçar shqiptar i cili shkoi në Britani të Madhe për të ndjekur studimet për Master. Por në vend të kësaj, ai përfundoi duke kultivuar kanabis.

I riu shqiptar u dënua nga gjykata angleze me 2.8 vite burgim, pasi u gjet fajtor për mbjelljen e 800 bimëve narkotike. Shtëpinë e tij e kishte kthyer në një punishte, brenda së cilës ushtronte aktivitetin ilegal. Ai u arrestua më 7 Dhjetor të vitit të kaluar, pasi policia shkoi për kontroll. Autoritetet u njoftuan nga banorët e zonës, të cilët kishin krijuar dyshime rreth jetesës së Armelind Rexhës.

Prokurorja e çështjes, Emma Atkinson tha se 22-vjeçari kishte krijuar dy dhoma të ndryshme për kultivimin e lëndëve narkotike, vlera e të cilave shkonte deri në 672 mijë Paund. Armelind Rexha ka pranuar kultivimin e drogës, por tha se ishte detyruar nga persona të tjerë dhe familja e tij ishte kërcënuar.

Avokati i tij mbrojtës u shpreh në gjykatë se Rexha është person i diplomuar dhe puna e tij fillestare ishte si kopshtar, por gjërat morën përmasa më të mëdha. 22-vjeçari kishte nevojë për të ardhura që të përballonte studimet Master, argumentoi avokati, duke shtuar se shqiptari e ka pranuar fajin.

Kurse gjykatësi deklaroi se sasia e lëndëve narkotike ishte pothuajse prodhim i kategorisë industriale. Ai pranoi gjithashtu se Armelind Rexha ishte vetëm një kopshtar, ndoshta i detyruar apo kërcënuar nga persona të tjerë, por ishte i vetmi që u gjet pranë plantacioneve kur u krye operacioni policor. Për këtë arsye, 22-vjeçari u dënua me 2 vite e 8 muaj burgim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME