Categories Lajme

Shqipëria ngjitet 4 vende në indeksin e konkurrueshmërisë globale

Shqipëria ka fituar 4 vende në indeksin global të konkurrueshmërisë, i cili publikohet çdo vit nga Forumi Ekonomik Botëror. Vendi ynë renditet i 76-ti, mes 140 ekonomive botërore për vitin 2018-ë, ndërsa një vit më parë rankohej i 80-i në renditjen e 135 shteteve. Në 4 shtyllat kryesore, ku e para janë institucionet, Shqipëria ka patur përmirësime, por kjo ka ardhur vetëm nga përmirësimi i komponentëve të rasteve të terrorizmit, reforma në administratën publike dhe përpjekjet e bëra për të mbrojtur të drejtën e pronës.

Elementë të tjerë të rëndësishëm brenda shtyllës së institucioneve kanë shënuar rënie: krimi i organizuar është rritur, duke u renditur në vendin e 108 në botë, ndërsa për pavarësinë e gjyqësorit, indeksi sërish shënon rënie dhe e çon Shqipërinë në vendin e 126 mes 140 shteteve.

Dobësi të tjera shihen në fushën e infrastrukturës, ku rënie vërehet në cilësinë e rrugëve dhe lidhjen me aeroportet. Në pikën e infrastrukturës aeroportuale vendi ynë është sërish në fund të listës së ekonomive botërore.

Shqipëria renditet e para në botë vetëm në “lehtësinë e punësimit të personave të huaj”, ndërsa ka përmirësuar indeksin për jetëgjatësinë e shëndetshme. Vendi ynë ka lënë pas në renditje Maqedoninë dhe Bosnjë-Hercegovinën, por është pas Serbisë dhe Malit të Zi. Të parët në botë për konkurrueshmëri janë Shtetet e Bashkuara, të pasuara nga Singapori, Gjermania dhe Zvicra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME