Categories Lajme

Shqiptarët në Britani, lot nënash dhe fëmjë që i thonë baba dikujt tjetër /Sensibilizimi

Përfshirja e pandalshme e shumë shqiptarëve, sidomos të rinjve të ardhur rishtas në Britani, në rrugën e krimit dhe tafikun e drogës, ka qenë shqetësimi pas një videoje, e cila është bërë virale në internet, që synon t’i sensibilizojë ata që të mos bie prè e krimit të organizuar.

Një produksion i “The Albanian”, një nga portalet më të klikuara në medien shqiptare, videoja e titulluar “Vetëm një shans” është realizuar me ndihmën e disa prej aktorëve më të suksesshëm shqiptarë në industrinë britanike të filmit

Përfaqësues të spikatur të komunitetit, si akademikë, përfaqësues të njohur të shoqatave të komunitetit, pjesëtarë të medies, biznesmenë, profesorë universitetesh, juristë, të gjithë shqiptarë të Britanisë, apelojnë që këta shqiptarë, shpesh në kushte mbijetese, të shmangin rrugën e krimit dhe të orientohen drejt dhe të përqafojnë mundësitë e pafund që ofron shoqëria britanike për integrimin e tyre.

Petrit Kuçana i “The Albanian” shpjegon arsyet pas këtij produksioni sensibilizue

“Ne si media menduam që kjo video të sensibilizojë kryesisht mërgimtarët e rinj shqiptarë, që kanë ardhur në Britani dhe që janë shndërruar në kontigjent të krimit të organizuar, e sidomos të rinjtë e saporadhur, të cilët në kushtet e mbijetesës kanë humbur rrugën në oborr”, tha Petrit Kuçana.

Numri i shqiptarëve që gjenden nëpër burgjet britanike për vepra të ndryshme penale ka ardhur në rritje në vitet e fundit. Mendohet që shifrat e reja, që pritet të publikohen, ta çojnë numrin në mbi 1.000 të dënuar shqiptarë në burgjet angleze, ku shumica janë përfshirë në tregtinë e drogës, e veçanërisht kokainës dhe kultivimit të kanabisit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME