Categories Lajme

Skandali me dëmshpërblimet e tërmetit në Mat, policia procedon 7 verifikuesit

Pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, të enjten, të skandalit të ndodhur në Bashkinë e Matit me dëmshpërblimet e miratuara prej saj, për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 11 gushtit të vitit të kaluar, policia e Dibrës njofton se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë të 7 shtetasve.

Ata dyshohet se, duke qenë anëtarë të Komisionit të Verifikimit dhe Komisionit të Vlerësimit në Bashkinë e Matit, kanë përzgjedhur në mënyrë selektive qytetarët përfitues për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 2018-s.

Materialet në ngarkim të tyre do t’i referohen Prokurorisë për hetime të mëtejshme, ndërsa “Fiks Fare” denoncoi se në fshatin Barbullej të Matit kanë përfituar dëmshpërblim nga shteti vetëm 6 familje, nga 15 të dëmtuara.

Në listën e hartuar nga Bashkia e Matit figuronte familja e kryeplakut të fshatit, vëllezërve të tij dhe e pleqësisë së fshatit, njëkohësisht anëtarë të Partisë Demokratike. Njëri prej tyre madje përfitonte 1 milion e 500 mijë lekë dëmshpërblim për shtëpinë, edhe pse kishte 15 vite që nuk jetonte në atë shtëpi. TCh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME