Ditën e sotme kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi një takim me disa studentë, ku vijoi me prezantimin e Paktit për Universitetin. Në takim u shënua dhe një incident, ku Rama nxori nga salla një studente, e cila e kundërshtoi. Ndërkohë në një reagim për këtë situatë, ish-kryeministri Berisha e çon dhe më tej denoncimin e tij, teksa thotë se Rama ishte i veshur me antiplumb.
Ish-Kryeministri Berisha nxjerr një tjetër detaj nga ky takim, teksa ka shkruar se Rama ishte i veshur me antiplumb. Berisha e cilësoi akt arrogant dhe burracak, nxjerrjen jashtë të studentes.
Ja postimi i plotë
Ketij i thone dil-jashte debat!
Akt arrogant dhe burracaku i Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj studentes i cili i veshur me antiplumb ne takim nxjerr jashte studenten!Turp!
Ndiqeni videon e meposhtme. sb