Politike

Rama: Ata që ikin nuk dështuan, do kenë rol pozitiv në PS

Kreu i qeverisë tha se PS synon të fitojë mandatin e tretë qeverisës. Rama deklaroi përpara Asamblesë Kombëtare të PS se kishte vendosur të largonte nga kabineti me qëllim rifreskimin të gjithë ministrat që kishin mbi 5 vite ne qeveri.

Kryeministri Edi Rama sqaroi nga Asambleja socialiste se të larguarit nga qeveria nuk dështuan në misionin e tyre, por do vijojnë të kenë rol pozitiv në PS. Rama tha se PS synon të fitojë mandatin e tretë qeverisës. Rama tha se kishte vendosur të largonte nga kabineti me qëllim rifreskimin të gjithë ministrat që kishin mbi 5 vite ne qeveri. “Edhe ndryshimin e qeverisë që ta shikoni si pjesë të qeverisë për ta kthyer këtë mandat në mandatin e rezultateve që do të na çojnë në fitoren e një mandati të 3. Studentët na kanë thënë se cila është rruga për të marrë mandatin e tretë. Ministrat që largohen sot kanë një rol pozitiv në punën tonë. Ndryshimi nuk vjen si rezultat i dështimeve. Por ndryshime për nevojën për të arritur këto që thashë dhe për të zgjeruar kapacitetin tonë qeverisës”, tha Rama, ndërsa lexoi emrat e ministrave që lënë kabinetin dhe të atyre që do i zëvendësojnë.

“Të gjithë ata që kanë 5 vjet në qeveri do të ikin. Dua ta filloj me Lindita Nikolla. Besa Shahini do të zëvëndësojë Lindita Nikollën në Ministri. Arben Ahmetaj ikën dhe Ministre do të jetë Anila Adenaj. Ditmir Bushatin do ta zëvëndësojë Gent Cakaj. Damian Gjiknuri do largohet, por ka lënë shenjë reformimi. Ministre e re është Belinda Balluku. Ikë dhe Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë do jetë Bledi Çuçi. Mirela Kumbaron do ta zëvëndësojë Elva Margariti. Sonila Qato me Eduard Shalsis. Erion Braçe do të jetë z/kryeministri i ri”, tha Rama.

l.q./shqipetarja.com

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *