Categories Showbiz

A e mbani mend Anita Bitrin, këngëtarja vlonjate që jeta e saj u ndërpre në mënyrë tr agjike (Foto)

Anita Bitri u lind në Sarandë, më 8 Janar 1968 në një familje intelektuale. Të gjithë admironin tiparet e bukura dhe të ëmbla të kësaj fëmije engjëllor. Edhe pse ishte në kopësht, ajo këndonte dhe recitonte pa pushim. Që në atë moshë dinte shumë poezi të njohura dhe imitonte shumë këngë të festivaleve. Vlen për të përmendur pjesëmarrja e saj në Festivalin e Fatosave të rrethit të Vlorës, ku paraqitet si valltare në rolin e “bletës punëtore”. Interpretimi i talentuar i Anitës tërhoqi vëmendjen e pjesëtarëve të jurisë, të cilët e vlerësuan si kërcimtaren dhe këngëtaren më të mirë të këtij Festivali.

8–14 vjeç, Anita ishte pjesëmarrëse e rregullt e Festivaleve të Pionerëve të rrethit të Vlorës

Prej moshës 8–14 vjeç, Anita ishte pjesëmarrëse e rregullt e Festivaleve të Pionerëve të rrethit të Vlorës, duke u vlerësuar edhe me çmime nderi. Për t’u përmendur janë këngët e kënduara prej saj “Kukulla ime”,”Agimi dhe fshesa” etj…. Ishte një fëmijë ëndërrimtar dhe shumë e apasionuar pas muzikës dhe këngës. Këngëtarja Vaçe Zela ishte idhulli i saj dhe ëndërronte të bëhej si ajo, një këngëtare e famshme. Talenti i saj i veçantë për muzikën tërhoqi vëmendjen e profesorit të violinës, zotit Robert Papavrami, i cili u mahnit nga veshi muzikor i kësaj fëmije në konkursin që u zhvillua për pranimin e elementëve të rinj për klasën e parë të shkollës së muzikës “Naim Frashëri” në Vlorë. Për të parën herë profesori i madh u ndesh me një talent të tillë të dhuruar nga natyra. Anita, sipas profesorit, ishte një nga rastet e rralla që kishte 99 % talent të dhuruar nga Zoti dhe i duhej vetëm 1 % punë për t’u bërë gjeni në violinë. Intuita e profesorit nuk gaboi; Do të duhej vetëm një vit pune që Robert Papavrami dhe Anita të dilnin para spektatorit vlonjat në një duet me violinë, duke mahnitur sallën me interpretimin e tyre virtuoz.

Vitet e shkollës fillore dhe 8-vjeçare u karakterizuan nga një pjekuri e lartë artistike në drejtim të violinës, por Anita ishte edhe një nxënëse e mirë edhe në disiplinat e tjera. Kishte një pasion të veçantë për sportin, veçanërisht i pëlqenin ushtrimet gjimnastikore dhe lojrat e topit me dorë (basketboll dhe voleiboll) dhe në këtë fushë shfaqej si një sportiste e lindur.

Në vitet e shkollës së mesme Anita filloj të studionte fshehurazi dhe të besonte në ekzistencën e Zotit dhe t’i bindej verbërisht Atij.

Të gjithë habiteshin me bindjet e saj fetare, të ndaluara për atë kohë. Pa asnjë druajtje shprehej që dhuntitë e saj ishin dhuratë e Zotit dhe çdo gjë e shikonte në këndvështrimin e tij. Në shkollën e mesme të muzikës “Naim Frashëri” në Vlorë ku ajo vazhdoi studimet, karakterizohej si një nxënëse shembullore, veçanërisht në violinë, që ishte edhe instrumenti për të cilën studionte. Pasioni i fëmijërisë, kënga, ia kishte lënë vendin violinës dhe solfexhit.

Prezantimi i Anitës si këngëtare ishte thjesht një rastësi

Në vitet 1980-1986 prezantohet para publikut vlonjat si violiniste në orkestrinën e shkollës së muzikës “Naim Frashëri”, mirëpo duke u rritur paisoni për këngën po e thërriste, gjë të cilën Anita filloi ta demostronte te shokët e klasës dhe profesorët e kantos. Të gjithë kuptuan se përveçse një violiniste e talentuar, ajo kishte edhe një zë të jashtëzakonshëm. “Një zë i ëmbël e njëkohësisht i rrallë”, e cilësuan profesorët e saj.

Prezantimi i Anitës si këngëtare ishte thjesht një rastësi e përgatitur nga Zoti. Gjatë një koncerti ku ajo merrte pjesë si violiniste, një nga këngëtaret u sëmurë dhe kështu, lindi domosdoshmëria të zëvendësohej. Shokët e orkestrës, që e kishin dëgjuar të këndonte, propozuan atë dhe efekti ishte i mahnitshëm. Prezantimi i parë u prit me duartrokitje pa fund nga publiku i sallës i elektrizuar nga zëri i mahnitshëm i saj. Ky ishte fillimi i një karriere të gjatë dhe të suksesshme artistike, që ka vetëm një protagoniste: Të madhen dhe të paharruarën Anita Bitri.

Kënga e parë e Anitës në shkallë kombëtare titullohet “Hartimi dhe Dëbora”


Në anketën muzikore të Radio Tiranës për këtë këngë, vlerësohet për interpretimin e saj brilant. Më pas, sukseset e saj vazhduan me këngën shumë të njohur, “Mos u nxito, mos u gabo” të Alqi Boshnjakut në Koncertin e Pranverës 1988, ku u vlerësua me çmim të parë. Talenti i Anitës nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e kompozitorëve të njohur të asaj kohe. Flamur Shehu ishte i pari që do të besonte tek ajo dhe do të fillonte të bashkëpunonte me të në disa festivale me radhë të Radio Televizionit Shqiptar. Vlen për t’u përmendur interpretimi i këngëve “Lulet e majit i çel në janar”, “S’ka formulë në Dashuri”, “Abrakadabra” etj. Në këto vite triumfi Anita pranohet si këngëtare profesioniste në trupën e Teatrit të Estradës Vlorë. Më pas ajo korr një sukses të jashtëzakonshëm në shkallë kombëtare me koncertet e saj recitale të titulluara “Anita”.

Në çdo vit që kalonte, Anita shihej si një r rezik i madh për marrjen e çmimeve, sepse nga kënga në këngë, nga viti në vit, konfirmohej si një këngëtare pa të cilën festivali nuk kishte kuptim. E gjitha kjo nuk u arrit veçse nga talenti i saj i padiskutueshëm, mënyra se si e interpretonte këngën, luku plot shije dhe mbi të gjitha, për faktin se ajo pati guximin të fusë elementët e rinj bashkëkohorë dhe shumë modernë për kohën. Te këngëtarja Anita Bitri gjendet gjithçka që Zoti i ka dhuruar një artisti.

Krahas këngës Anita nuk la pas dore dhe studimet, ishte vullneti dhe dëshira e saj që bën të mundur vazhdimin e studimeve të shkollës së lartë në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ku në vitin 1989 diplomohet si mësuese kantoje. Profesionin e mësueses e ushtroi vetëm për pak muaj, pasi ajo që e thërriste ishte kënga. Zoti i kishte caktuar një mision, të lumturonte popullin e vet me zërin e saj magjik.

Koncertet recitale “Anita”, që u zhvilluan me një sukses të madh në çdo cep të Atdheut, bën që Anita të fitonte një popullaritet të jashtëzakonshëm në çdo qytet të Shqipërisë. Pas një shfaqjeje të suksesshme në Tropojë, iu bë ftesa për të shkuar në SHBA. Në mars 1996 mbërrin në “tokën e premtuar”.

Gjatë qëndrimit në Amerikë aktiviteti artistik i Anitës ka qënë i pandalshëm dhe gjithmonë në rritje. Ajo ka qënë përherë e lidhur me problemet e Diasporës Shqiptare dhe ka ndihmuar shumë në rritjen e prestigjit të artit shqiptar. Anita ishte jo vetëm një artiste e talentuar, por gjithashtu dhe një patriote e flaktë. Vlen për t’u përmendur pjesëmarrja e saj në koncertet e bamirësisë dhe aktivitete të ndryshme të Diasporës për mbledhjen e ndihmave për luftën në Kosovë. Në këtë kontekst është për tu theksuar koncerti i bamirësisë që u zhvillua në 10 prill 2000 për mbledhjen e ndihmave për fëmijët e varfër të Shqipërisë. Për këtë koncert Anita meritoj lavdërimet dhe respektin e Presidentit të Shqipërisë, zotit Meidani për kontributin e dhënë dhe gjatë interpretimit të disa këngëve u shoqërua nga vetë gruaja e Presidentit. Ajo ishte njëkosisht dhe një anëtare aktive e Organizatës së Gruas Shqiptare në Amerikë “Motrat Qiriazi”. Anita e shikonte pjesëmarrjen në koncertet e ndryshme të komunitetit si dhe ato bamirëse si vazhdimësi të rrugës së saj artistike. Në këtë mënyrë, talentin dhe zërin e mrekullueshëm ja dedikoi tërësisht çështjes shqiptare.


I gjithë opinioni amerikan është prekur nga tr agjedia “Bitri” e 19 tetorit 2004 Bashkë me të vd esin, e ëma dhe vajza 7-vjeç, Sibora

Tashmë mbetet vetëm një hidhërim që të këput shpirtin prej kësaj tr agjedie familjare. Tri jetë u morën nga një v rasës i heshtur, pa erë, pa shije. Të martën, e 19 tetorit 2004 rreth orës 8.30 të mëngjesit zj arrfikësit zbuluan nënën, vajzën dhe mbesën të he lmuara nga monoksidi i karbonit. Kur njësitë e emergjencës hynë në shtëpinë që ndodhet në bulevardin Ocean Avenue, ata konstatuan se niveli i gazit CO (monoksidit të karbonit) në ajër ishte më i lartë se njëmijë për milion, ndërkohë që niveli normal konsiderohet nga 0 deri 9 për milion. “Me shifra të tilla, mjaftojnë disa frymëmarrje që njeriu të humbë ndjenjat”, thoshte shefi i zj arrfikësve, Thomas Haring.; teksa tre trupa të pa jetë si në gjumë u gjenden në në shtëpi në ishullin e Staten Island – New York.

Ngjarja

Një nga vik timat ishte 38-vjeçarja Anita Bitri, një këngëtare e njohur në vendin e saj, Shqipëri, e cila kërkoi të fitonte famë në SHBA. Bashkë me të, hu mbën jetën edhe nëna e saj 60-vjeçare, Hazbia dhe vajza Sibora, shtatë vjeç. Familja ishte transferuar në Staten Island rreth dy vjet më parë, se të vd iste për t’u vendosur në këtë rrugë të qetë të se ksionit South Beach. Vetëm pak javë më parë, se vd eka të merrte këngëtaren shqiptare, ajo kishte humbur edhe bashkëshortin, i cili kishte vd ekur pas një sëmu ndje të pashërueshme. Për fqinjët anëtarët e familjes ishin njerëz aktivë dhe të dashur.

H elmimi nga kaldaja dhe ligji kundra monoksidit te karbonit “Anita Bitri” në Nju Jork, që u kërkon të gjitha shtëpive të vendosin dedektorë të monoksidit të karbonit në një rreze pesë metra larg nga ambientet e fjetjes.

Hetimet e policisë njujorkeze : Shkaku i tr agjedisë ka qënë kaldaja e ndodhur në bodrumin e shtëpisë ngjyrë rozë të këngëtares shqiptare. Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Ndërtimit, Llyse Fink, kohët e fundit ishin kryer disa punime rikonstruksioni në shtëpi dhe si rrjedhojë ishin vendosur disa qese plastike në vrimën e ventilimit të kaldajës. Bllokimi i kaldajës ka bërë që gazi CO (monoksid karboni) i lëshuar nga lënda djegëse që përdoret brenda saj të depërtojë gjatë natës në shtëpi duke i kapur në befasi në gjumë banoret e saj. “Bllokimi i kaldajës ishte një aks ident, që solli është këtë tr agjedi”, deklaroi zëdhënësi Fink.

Sipas autoriteteve, monoksidi i karbonit krijohet gjithnjë në rastet kur digjet benzinë, naftë, dru ose gaz propan. Shifrat zyrtare flasin për rreth 300 vetë që vd esin çdo vit në këtë mënyrë në SHBA. Familja v diq më pak se dy javë para hyrjes në fuqi të një vendimi bashkiak, që u kërkon të gjitha shtëpive të vendosin dedektorë të monoksidit të karbonit në një rreze pesë metra larg nga ambjentet e fjetjes. Kjo pajisje funksionon njësoj si dedektorët e tymit, duke lëshuar al arm zanor sapo konstatohet prania e gazit. Për fat të keq, familja e këngëtares shqiptare nuk kishte siguruar një aparat të tillë, i cili mund të kishte evituar në kohë tr agjedinë. Beqir SINA, New York.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME