Categories Showbiz

“Princi im”, Klaudja Pepa thyen heshtjen: Kjo është e vërteta

Fotoja e fundit që ajo postoi ditën e djeshme në Instagram bëri xhiron e portaleve shqiptare. Mbi të gjitha fakti që Klaudia Pepa, e quajti mashkullin misterioz në foto: “Princi im”, ngriti edhe më shumë dyshimet rreth identitetit apo lidhjes që mund të ketë mes të dyve. Le ta pranojmë hapur, që jeta private kuriozon gjithmonë kur bëhet fjalë për personazhet publik, e Klaudia Pepa është një prej tyre. Është gjithmonë në fokus të medias rozë për gjithçka ka lidhje me çështjet e saj të zemrës apo dashurisë. Por, është momenti të marrim frymë thellë dhe të qetësohemi, pasi vetëm sot balerina e famshme shqiptare na sqaroi të gjithëve.

E kontaktuar nga Class, në lidhje me mashkullin që ajo e quan “Princi im”, Klaudia tregon se nuk ka asnjë lidhje speciale mes të dyve, përveç raportit profesional. Djali në foto është kolegu i saj balerin, dhe ai quhet Francesco Mariottini. Ajo thotë më tej: “Unë jam në pritje të videos së re të kërcimit që bën pjesë në grupin e emrit tim, pra bëhet fjalë për shkronjën U. Siç e dini unë jam duke realizuar videot e kërcimit që kanë lidhje me shkronjat e emrit tim, Klaudia. Deri tani kam bërë videot e gërmave K, L, A, dhe kjo e radhës është U-ja. Këtë herë do të jetë një passo a due romantike me një princ, që kam dashur ta quaj princi im sepse historia e videos është e tillë. Një vajzë që humbet mendjen pas një kamarieri në një bar dhe e ëndërron atë si princin e saj të kaltër…Kjo është historia”.

Dhe me këtë shpjegim, Klaudia më në fund na sqaroi të gjithëve në lidhje me Princin, për të cilin po flitet kaq shumë në media prej ditës së djeshme!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME